Saunders fiton pas 12 raundeve ndaj Shefat Isufit nga Lugina
Boksieri shqiptar nga Lugina, Shefat Isufi ka pësuar humbje në duel me boksierin britanik, Billy Joe Saunders për titullin e kampionit botëror në versionin WBO, në kategorinë super të mesme.
Isufi pati një paraqitje mbresëlënëse në këtë mbrëmje, por hasi në një rival tejet cilësor, siç është Billy Joe Saunders, i cili ashtu siç edhe pritej nga ekspertët e boksit e dominoi plotësisht meçin. Megjithatë, Shefati dëshmoi se jo rastësisht ka arritur në majat e boksit botëror, duke rezistuar plotë 12 raunde dhe në disa momente duke shfaqur potencialin e tij në ring.
Pas një dueli mjaft interesant, Joe Saunders fitoi me meritë me vendim unanim të gjyqtarëve.
Me këtë fitore Britaniku ka një bilanc prej 28 ndeshjeve pa asnjë humbje dhe asnjë barazim, ndërsa Isufi ka regjistruar 27 fitore, 4 humbje dhe 2 barazime përgjatë karrierës së tij si profesionist.