Salihu: Nuk ka koalicion PVD-UDSH-LR-PDSH, nuk i frikohem presioneve
Lokale

Salihu: Nuk ka koalicion PVD-UDSH-LR-PDSH, nuk i frikohem presioneve

03.Oct.2019 13:14
0

Në komunën e Preshevës së  fundmi kanë qarkulluar zëra se koalicioni qeverisës është në rrezik duke aluduar se partneri kryesorë shqiptar LR-PDSH i ka zbehur raportet me udhëheqjen komunale.

Titulli.com ka kontaktuar Sami Salihun dhe Armend Aliun  lidhur me gjendjen politike të bashkëpunimit mes tyre.

Sami Salihu i kontaktuar nga Titulli.com tha se  cila është e vërteta rreth asaj se po punohet në krijimin e një koalicioni të ri nga PVD, UDSH dhe LR-PDSH, ai i përgjigj se nuk është e vërtetë.

Ndërsa për presionet që flitet ti kenë bërë paritë opozitare Sami Salihu në punimet e kuvendit komunal ai tha duke qeshur se unë jam me “Vetëvendosjen”.

Redaksia jonë kontaktoi edhe përfaqësuesin e APN-së, Armend Aliun i cili është edhe zëvendëskryetar i komunës së Preshevës nuk deshi të komentoj këto muhabete rreth prishjes së koalicionit.

Jo zyrtarisht mësohet se presionet e fundit nga këshilltarët opozitarë që po i bëhen kryetarit të kuvendit komunal në Preshevë, Salihu në punimet  e seancës me qëllim të largimit të tij nga bashkëqeverisja me Alternativën për Ndryshim dhe formimi i koalicionit të ri PVD-PDSH dhe LR-PDSH./Titullio.com/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration