Salihi: Votoni për të pestën herë, po besoj të fundit herë
Kandidati pë deputet nga Lista "Koalicioni i shqiptarëve të Luginës" , Sali salihi ka ftuar për votim të kësaj liste më 30 qershor.
Postimi i plotë në Facebook nga Sali Salihi:
Edhe një herë, për të pestën herë, po besoj të fundit herë, i bëj thirrje të gjithë bashkëqytetarëve nga lagjja e strukarëve në Tërnoc, që nesër më 30 Qershor 2022, t'i ndajnë 5 minuta nga koha e tyre e vlefshme, për ta shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar Koalicionin e Shqiptarëve të Luginës me nr.16.
Ndajmë mendim të njejtë që kemi ende shumë punë për të bërë për të ndryshuar gjendjen e përgjithshme dhe për këtë duhet që vota, si instrumenti më demokratik për të vendosur të ardhmen, të shërbejë për të ruajtur dhe avancuar pozitën e shqiptarëve në Serbi.
Jemi pakica e vetme nacionale në Serbi që jemi pa përfaqësim, dhe këtë me siguri që nuk e meritojmë.
Nesër, më 30 Qershor, ka vetëm një opcion për ta zgjedhë: Nr.16 - Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës.
dilvoto
16