Sa pranë jemi me fluturimin ekologjik?
Atraktive

Sa pranë jemi me fluturimin ekologjik?

29.Nov.2021 07:52
0

Bota po përballet sot me problematikën e ngrohjes globale, ndaj dhe konferencat e samitet e shumta bëjnë thirrje për marrjen e masave parandaluese. Një nga sektorët që do të duhet të kontribuojë në uljen e emetimeve deri në vitin 2030, është dhe industria e transportit ajror.

Sipas të dhënave, mendohet se aviacioni gjeneron 2.8% të emetimeve globale të dyoksidit të karbonit, ndaj pas marrëveshjes së samitit të klimës, linja të shumta ajrore janë zotuar të ofrojnë udhëtime neutrale ndaj karbonit dhe të përdorin lëndë djegëse alternative për të reduktuar ndotjen. Zhvillimi i teknologjisë për të prodhuar avionë elektrikë – ndonëse ende duket një mundësi e largët për fluturime në distanca të gjata – ka rritur shpresat për udhëtime ajrore ekologjike. Lëndët djegëse të prodhuara nga materiale të tilla si mbetjet e drurit, duhani ose kallami i sheqerit, mund të përdoren në shumë nga motorët e rinj, në të ardhmen.

Kompania e British Airways, planifikon që deri në vitin 2030 të investojë 400 milionë dollarë në zhvillimin e karburantit. Në qershor 2021, Heathrow në Londër, u bë aeroporti i parë i madh në Mbretërinë e Bashkuar që integroi me sukses në sistemin e tij, karburant ekologjik që mundësoi, 5 deri në 10 fluturime me distanca të shkurtra./a2cnn/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration