Sa kushton shfrytëzimi i sipërfaqeve pulike në komunën e Bujanocit ?
Në bazë të dispozitave të përgjithshme në vendimet e marra në komunën e Bujanocit pagesa është e ndarë në zona, ku varion nga 08 dinarë për një ditë deri në 120 dinarë, shkruan Titulli.com.
Baza e tarifës për përdorimin e hapësirës në një sipërfaqe publike është sipërfaqja e hapësirës e shprehur në metër katrorë. Shuma e pagesës ndryshon në varësi së zonës që kërkohet të merret. Në përgjithësi komuna e Bujanocit është e ndarë në katër zona.
"Përdorimi i hapësirës për objektet e përdorimit të përkohshëm, tezga të lëvizshme, gondola, kokoshka, krepa, gështenja e të tjera. Njësit frigoriferike për shitjen e pijeve alkoolike dhe jo alkoolike. Për ekspozim dhe shitjen e produkteve tjera ushqimore dhe jo ushqimore dhe ushtrimin e zanatit dhe shërbimeve të tjera. Ku për shfrytëzim të aktiviteteve të larpërmendura për çdo ditë tarifa për metër katror është nga 15 deri në 35 dinarë", thuhet në raportin e drejtoratit për urbanizëm.
I njëjti raporton saaron se për shitje të luleve, vendosje saksive, vendosje të tendave që nuk përdoren për veranda të hapura ose vendosja e automjeteve për fëmijë dhe mjeteve ngasëse për fëmijë kushton nga 08 deri në 20 dinarë në ditë për metër katrorë.
Ndërsa për bankomat, kabina telefonike e të ngjashme fillon nga 40 deri në 120 dinarë për metër katrorë në bazë të zonës në të cilën dëshiron ta vësh bankomatin apo kabinën telefonike.
Sipas raportit nga drejtoria për urbanizëm për vendosjen e trampolinave dhe objekteve të tjera për argëtim ose për shfaqjen e ekspozitave dhe shfrytëzimin e sipërfaqeve publike me dedikim komercial dhe për dedikime të tjera promovuese kushton nga 15 deri në 25 dinarë për metër katrorë në varësi të zonës.
Verandat e objekteve hoteliere të tipit të mbyllur dhe të hapura kushton për një metër katrorë tarifë ditore nga 08 deri në 20 dinarë, raporton Titulli.com.
Të dhënat nga administrata komunal e komunës së Bujanocit tregojnë se në sipërfaqet publike për ushtrimin e veprimtarisë jashtë selisë së përhershme në panaire, koncerte, në manifestime sportive dhe të tjera kushton nga 30 deri në 50 dinarë dita. Kurse për vendosjen e kiosqeve për shitjen e produkteve ushqimore dhe të duhanit dhe ofrimin e shërbimeve hoteliere, kiosqeve për shitjen e llotarive dhe tiketave për lojëra të tjera të fatit kushton nga 15 deri në 35 dinarë për metër katrorë./Titulli.com/