Lokale
Rruga “sheh” Breznicën (video)
Punimet në rrugën për në fshatin Breznicë të komunës së Bujanocit janë në fazën e përgatitjes.
Rruga gjarpërore që ndanë në dysh malet e paprekura me një peizazh të rrallë, po vazhdon ti afrohet fshatin Breznicë të Malësisë së Bujanocit.
Gjatë një vizite që gazetarët e Titullit i bënë sot kësaj rruge vërejtën punimet që po bëheshin, ndërsa në disa pjesë të malit shkëmborë ishin shpuar vrimat të cilat po presin dinamitin për të shpërthyer dhe zgjeruar këtë rrugë.
Dy qytetarë të Breznicës të cilët kishin dal për të parë nga afër rrugën që po i ndërtohet, me kusht anonimiteti i thanë Titullit se kjo është puna më e mirë që deri më tani është bërë për Breznicën dhe fshatrat tjera të malësisë.
“Nuk kanë mbetur edhe 400 metra të rrafshohen deri në asfaltin e rrugës së Breznicës ku edhe janë shtëpitë e banueshme”, u shprehën ata.
Edhe kamera e Titullit arriti që nga vendi i punimeve të fokusojë këtë vendbanim që së shpejti përmes kësaj rruge që do të shtrohet me asfalt, nëpërmjet fshatit Tërnoc do të arrijnë në qendrën e qytetit të Bujanocit.
Ky projekt madhorë përveç që do t’u shërbejë banorëve shqiptar të malësisë, do të bëhet edhe një vend atraktivë për vizitorët, sidomos për ata që pëlqejnë pushimet në këto vise të paprekura malore./Titulli.com/
http://youtu.be/ft8hbCM95Ng
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!