Rruga e financuar nga komuna e Bujanocit mundë t’i ndaj (bashkojë) shqiptarët në Luginë të Preshevës
Nëpërmes Luginës së Preshevës gjarpëron autostrada Beograd – Shkup e njohur si Korridori 10, qasje në të kanë vetëm qytetet, kurse pjesët rurale të Preshevës e Bujanocit mbeten larg autostradës.
Komuna e Bujanocit ka nis investimet nëpër rrugët që lidhin jo vetëm fshatrat e kësaj zone por që tashmë kanë karakter rajonal.
Një investim i tillë së fundi ka përfunduar mes fshatrave Nesalcë dhe Letovicë, ndërsa Enver Ramadani për investime kapitale në komunën e Bujanocita ka vlerësuar këtë rrugë me rëndësi për banorët e të dyja komunave.
Investimet janë mirëpritur nga qytetarët e kësaj zone, ndërsa janë të gëzuar për zgjerimin e rrugës. Arbër Aliu është shprehur se kjo rrugë është në interes të përgjithshëm dhe ndihmon qarkullimin e njerëzve dhe automjeteve.
Kjo rrugë nis nga Breznica që gjendet në kufi administrativ me Kosovën dhe lidh më se 70% për qind të fshatrave shqiptare të komunës së Bujanocit dhe të Preshevës.
E njëjta rrugë përfundon në Miratoc të Preshevës duke vazhduar përtej kufirit me Maqedoninë në fshatin Llojin të komunës së Likovës.
Në media të ndryshme qarkullojnë zëra se në rast të ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, kjo rrugë mundë t’i ndaj shqiptarët me autostradën në korridorin 10./Titulli.com/