Rrezikohet shumica qeverisëse në komunën e Preshevës, largohet këshilltarja e APN-së (dokument)
Fetanete Mehmedi, këshilltare e kuvendit komunal të komunës së Preshevës përmes një letre dërguar kryetarit të organit më të lartë qeverisës lokale ka njoftuar se është larguar nga grupimi politik i Alternativës për Ndryshim në Preshevë.
“Ju njoftoj që unë Fetanete Mehmed, këshilltare e kuvendit komunal angazhimin tim politik në këtë institucion prej sot do ta vazhdojë si këshilltare e pavarur duke ndërprerë bashkëpunimin politik me Alternativën për Ndryshim”, thuhet në letrën e këshilltares Mehmedi.
Ajo këtë largim e ka arsyetuar se qeverisja aktuale ka dështuar në realizimin e zhvillimit të komunës dhe pritshmërie, shkruan Titulli.com.
Tani kuvendi komunal i komunës së Preshevës rrezikohet dhe nuk përbënë shumicën qeverisëse ndërsa koalicioni Alternativa për Ndryshim, Lëvizja për Reforma-PDSH dhe dy këshilltarët serb kanë 19 këshilltarë nga 38 sa ka gjithsejtë opozita dhe këshilltarja e pavarur./Titulli.com/