Hyrje-daljet tek Dheu i Bardhë të paqarta dhe të ndaluara, rregullat që duhet ndjekur për të kaluar në kufirin Kosovë-Serbi
Lokale

Hyrje-daljet tek Dheu i Bardhë të paqarta dhe të ndaluara, rregullat që duhet ndjekur për të kaluar në kufirin Kosovë-Serbi

01.Jun.2020 08:45
0

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Kosovë ka njoftuar qytetarët me vendimin e Qeverisë në detyrë për hapjen e disa pikave kufitare, duke ua bërë me dije gjithashtu edhe rregullat të cilat duhet ndjekur gjatë kalimit të kufirit.

Në Kosovë nga sot ka hy në fuqi faza e tretë e lehtësimit të masave që janë vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti gjatë një konference për media së bashku me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia tha se shfuqizohet vendimi për mbylljen e kufijve të Kosovës, por të gjithë personat obligohen t'iu nënshtrohen kontrollave mjekësore në kufi dhe t'i zbatojnë masat kundër Covid-19.

Sipas njoftimit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Kosovë të gjithë personat që hyjnë në Kosovë, obligohen t’i nënshtrohen kontrolleve të ekipeve mjekësore të QKMF’ve në Pikat e Kalimeve Kufitare dhe t’i zbatojnë masat e mbrojtjes kundër COVID-19, transmeton Titulli.com.

Po ashtu të njëjtit duhet të posedojnë rezultate negative për testin Covid-19 RT PCR, jo më i vjetër se katër ditë, dhe pastaj nuk i nënshtrohen procedurave të vetë-izolimit, përndryshe sipas njoftimit ata që nuk kanë testin sipas pikës 6.1. detyrohen të vetë-izolohen për 7 ditë.

“Qytetarët që manifestojnë shenja klinike udhëzohen nga profesionistëtshëndetësor në Pikat e Kalimit Kufitar; Deri me datë, 20.06.2020 do të bëhet vlerësimi i situatës epidemiologjike dhe me këtë do reflektohen masat e reja lidhur me Pikat Kufitare dhe hyrjen e qytetarëve në Kosovë”, thuhet tutje në njoftim.

Qendra për Menaxhim Kufitar njofton se pikat kufitare të cilat do të hapen janë si në vijim: Merdarë, Vermicë, Kullë, Hani i Elezit, Jarinje dhe Dheu i Bardhë.

Redaksia e Titulli.com gjate ditës ka kontaktuar me disa individë që kanë tentuar të kalojnë  kufirin në Kosovë dhe disa që kanë hyrë brenda territorit të Kosovës.

Një person i tha redaksisë se sot ka kaluar përmes vendkalimit tek Dheu i Bardhë por pa dhënë detaje se a ka pasur testin COVID 19  e bërë në serbi  apo i është nënshtruar kontrolleve mjekësore në kufi.

Ndërsa një person tjetër tha për redaksinë e Titulli.com se ka tentuar të kalojë tek vendkalimi  Dheu i Bardhë por është refuzuar nga ana Kosovare.

Edhe pse zyrtarisht Kosova sot  ka hapur kufijtë tokësorë sipas rregullave të përcaktuara me Serbinë, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi akoma janë të paqarta mënyrat e kalimit tek Dheu u Bardhë dhe Merdare./Titulli.com/

Shkolla e mesme teknike në Preshevë dhe mësimi gjatë pandemisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration