Rishikimi i buxhetit 2019, Pajaziti: Pasqyron gjendjen aktuale të këtij pushteti dështak
Lokale

Rishikimi i buxhetit 2019, Pajaziti: Pasqyron gjendjen aktuale të këtij pushteti dështak

12.Dec.2019 08:26
0

Kryetari i APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti në intervistën dhënë titulli.com për sa i përket rishikimit të buxhetit 2019 që kaloi para pak ditësh në Kuvendin Komunal deklaroi se është gjendja aktuale e pushtetit i cili sipas tij ka dështuar.

 Ai duke folur për mënyrën se si është bërë rebalanci apo rishikimi buxhetit ia atribuon dy personave që sipas tij 80% është i zëvendës kryetarit të komunës, Stojança Arsiq dhe 20% i kryetarit të komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi.

 “Rebalanci i fundit pasqyron me se miri gjendjen aktuale te këtij pushteti dështak. Së pari ky pushtet ka dështuar në realizimin e buxhetit te paraparë për këtë vit, dhe mjetet e projekteve të parapara e të cilat mbeten vetëm projekte në letër, janë bartur në projektin e rrugës së Rakovcit, në bastionin e Stojança Arsiqit. Ky rishikim i buxhetit mund të quhet edhe buxheti i Stojançës 80% dhe i Shaipit me shokë 20%. Buxheti i komunës duhet të jetë buxhet social, socioekonomik ose zhvillimor”, thekson Arbër Pajaziti.  

 Pajaziti deklaron se strategjia e komunës së Bujnaocit për zhvillim ekonomik lokal ka dështuar.

 “Pas dështimit në zhvillim ekonomik, zhvillim te bujqësisë, të ndërmarrësisë, te infrastrukturës, menaxhimit me mbeturina dhe ujë të pijshëm, këtë herë vula e të gjitha dështimeve është rishikimi i buxhetit të fundit. Për fat të mirë po i vjen fundi këtyre dështimeve dhe nga pranvera e hershme e 2020-së do të filloje një epokë e re”, tha Pajaziti.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration