Rijad Bajrami nga Corrotica e Preshevës jep 20 mijë euro për një familje me 7 jetimë në Shqipëri
Rijad Bajrami nga Corrotica e Preshevës që përkohësisht punon dhe jeton në Zvicër ka dhuruar 20 mijë euro për blerjen e një banese për një familje me 7 jetimë në Elbasan të Shqipërisë.
Këtë akt human e kishte bërë së bashku me gruan e tij gjatë një takimi që kishin pasur me humanistin dhe hoxhën e nderuar Elvis Naçin, i cili është edhe kryetar i Fondacionit "Firdeus" në Shqipëri.
Rijadi së bashku me Adnan Fazliun kishin arritur ti japin mbi gjysmën e mjeteve të një banese prej 120 metra katrorë në Tiranë që ta strehonin familjen e lartëcekur.Ata ishin edhe mysafir në TV 24 në emisionin "Shqiptarët për shqiptarët" me çrast kishin ardhur enkas në Tiranë nga Zvicera për ta takuar familjen në fjalë.
Duhet shtuar edhe këtë se babai i tij Bajrami, po ashtu një humanist dhe një besimtarë i devotshëm kishte dhuruar nga 150 euro për muaj për një vit ndaj këtyre 7 jetimëve për ti përdorur për ushqim.
Ndërsa, Rijadi së bashku me shoqen e tij kishin siguruar edhe për dy vjet tjera nga 150 euro ndihma në ushqim.
Familja Bajrami është e njohur në Corroticë për solidaritet dhe ndihma, sidomos ndaj skamnorëve si në rrethin ku jetojnë, por edhe më gjerë. Ky gjest human jo vetëm Rijadin dhe familjen Bajrami që i kishin bërë krenarë, por edhe vendlindjen e tyre Corroticën, Preshevën, Luginën dhe kombin mbarë. Prandaj, rasti në fjalë është njē akt tepër human, njerëzorë dhe hyjnorë, sidomos kur i ndihmon të varfërit që tia kthesh shpresën në jetë.
I lumtë Rijadit dhe familjes Bajrami për këtë ndihmë shumë të madhe, Zoti ua shpërbleftë këtë mirësi në familje dhe më gjerë.