Rifillon Spektri Info
Lokale

Rifillon Spektri Info

28.Aug.2013 12:13
0
Televizioni Spektri nga Bujanoci këtë të hënë, më dy shtator, do të rifilloj me transmetimin e edicionit informativ Spektri Info. “ Kemi bërë provat e fundit dhe gjithçka është gati që të rinisim me edicionet informative “, i ka thënë Titullit, Burhan Behluli, redaktor i Spektrit Info. Behluli ka sqaruar se edicionet e lajmeve do të emetohen  në terminet standarde në orën 19:00 dhe 22;45. “ Edhe kësaj here prioritet në trajtimin e temave do t’i kushtojmë zhvillimeve në komunat e Luginës, ndërsa një pjesë adekuate e minutazhit informativ do të jetë në shërbim të zhvillimeve rajonale “, ka nënvizuar Behluli. Redaktori Behluli ka bërë të ditur se përveç ekraneve televizive në amvisëritë e Luginës, Spektri Info do të jetë i kapshëm edhe për shikuesit në diasporë, falë mundësive të ofruara në saje të bashkëpunimit me portalin informativ Titulli.com. “ Bashkëpunimi ynë me këtë portal i cili është padyshim i vetmi i karakterit informativ në Luginë ka rezultuar i suksesshëm dhe në saje të editimit të lajmeve në web faqe kemi patur me mijëra shikime edhe jashtë Luginës “, është shprehur Behluli. Behluli ka thënë se Tv Spektri tashmë ka në gadishmëri të plotë si aspektin teknik ashtu edhe atë kadrovik, andaj edicionet informative do të sajohen në një nivel të lartë të formatit televiziv. Rtv Spekti është medium i parë i pavarur në gjuhën shqipe në Serbi. Vitin e kaluar Rtv Spektri dhe portal Titulli.com kanë themeluar Asociacionin e Mediave të Pavarura të Luginës –AMPL./Titulli.com
Probleme të theksuara me sistemin e parkingjeve në Bujanoc
Preshevë: Shpëtojeni vogëlushen me sëmundjen e zemrës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration