Riad Ramadani nga Bujanoci i bashkohet PDK-së dhe Kadri Veselit
Riad Ramadani, nga komuna e Bujanocit i është bashkuar politikës kosovare në Partinë Demokratike të Kosovës i cilli përfundoi me sukses të lartë studimet e doktoratës në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Mariborit në Slloveni.
“Riadi, bashkë me gjeneratat e reja, me anëtarët e rinj të Partisë Demokratike të Kosovës, i kanë hyrë politikës për të krijuar më shumë mundësi për të rinjtë, për ta luftuar korrupsionin, nepotizmin dhe çdo dukuri negative në shoqërinë tonë, duke i jetësuar pritjet e qytetarëve dhe ndërtuar një të ardhme më të mirë për vendin tone”, ka shkruar Kadri Veseli, i nominuar për kryeministër nga PDK.
Aderimin e Riad Ramadanit e ka përshëndetur edhe shoku i tij Sejdi Hoxha.
“Sot pata kënaqësinë qe së bashku me Kryeministrin e ardhshëm të Kosovës z. Kadri Veseli ti uroj mirëseardhje në PDK mikut tim Dr. Sc. Riad Ramadani. Ekspert si Riadi janë vlerë dhe pasuri e shtuar për Kosovën dhe institucionet e saj”, ka shkruar kolegu i Riadit, Sejdi Hoxha.
Riad Ramadani është i doktoruar në Universitetin e Mariborit në Slloveni me bursë te plotë Erasmus të Komisionit Europian dhe punon si asistent në në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës./Titulli.com/