Rexhepi: Zvogëlimi i buxhetit nga Trupi Koordinues me ndikim në projektet e nisura, kemi lobim në Shqipëri
Driton Rexhepi, i nominuar i Partisë për Veprim Demokratik për kryetar të komunës së Bujanocit në listën zgjedhore për zgjedhjet lokale që do të mabhen më 21 qershor mendon se zvogëlimi i buxhetit për 20% i Trupit koordinues për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në financimin e projekteve të nisura me mjetet i ndanë ky organ qeveritar.
“E këtë situatë e vështirëson fakti që Qeveria e Serbisë as pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme nuk ka ndonjë program të veçantë për të ndihmuar komunat e pazhvilluara, buxhetet e të cilave më së shumti janë goditur nga gjendja e jashtëzakonshme dhe mosfunksionimi i ekonomisë të cilën e solli si pasojë beteja kundër Covid 19”, theksoi Rexhepi për Titulli.com.
Sipas tij vendimi i Qeverisë në Prishtinë për ta ndihmuar Luginën e Preshevës me 500 mijë euro, ka pasur jehonë të madhe pozitive
“Jemi duke lobuar që shembullin e Kosovës ta ndjekë edhe Shqipëria, ashtu që nuk do kishte nevojë për shkurtime të projekteve buxhetore të caktuara”, u shpreh Rexhepi në një deklaratë për Titulli.com.
Rexhepi thotë se është brengosësh fakti se disa përfaqësues të vetëqeverisjeve lokale kanë sulmuar më shumë Republikën e Kosovës se sa shkurtimin e buxhetit nga Trupi Koordinues.
“Për ne është shqetësuese ky zvogëlim për 20 përqind i buxhetit. Më brengosë fakti që përfaqësuesit e vetadministrimeve lokale fqinje këtyre ditëve më shumë kanë sulmuar Qeverinë e Republikës Kosovës për mjetet e ndara për Luginë se sa ata që i shkurtuan mjetet e parapara me buxhet”,tha Rexhepi.
Lidhur me zvogëlimin e mjeteve nga Trupi Koordinues ka reaguar ditë më parë edhe kryetari i komunës së Bujanoc, Shaip Kamberi./Titulli.com/