Rexhepi: Në 2019-në investime në arsim kemi nga Kosova dhe Shqipëria
Kryeshefi për Arsim në Komunën e Bujanocit, Driton Rexhepi në një intervistë për Titulli.com duke qenë se jemi edhe në fund të vitit 2019 deklaroi se komuna e Bujanocit për këtë vit është punuar në godinat e arsimit, digjitalizimi i kabineteve dhe ajo që është më e rëndësishmja sipas Rexhepit është se për herë të parë në vitin 2019-të është futur në linjë buxhetore sigurimi i teksteve falas për filloristët e që ditë më parë është aprovuar edhe nga qeveria e Shqipërisë.
Ai ndër të tjera tha se arritja më e madhe për vitin 2019-të ka qenë edhe “sigurimi i teksteve falas për filloristët, që ditë më pare Qeveria Republikës Shqipërisë ka aprovuar vendimin për financimin e teksteve për nxënësit shqiptar” – tha Rexhepi.
Drejtoria për Arsim në komunën e Bujanocit gjatë vitit që po lëmë pas ka siguruar që në shkolla të kenë edhe abetaren digjitale projekt që sipas Rexhepit do të vazhdojë edhe 2020-në.
“Sigurimi i infrastrukturës përfshirë godinat arsimore dhe objektet përcjellëse, kushtet brenda tyre. Sigurimi i transportit për filloristët dhe fëmijëve me nevoja të veçanta, sigurimi i ngrohjes, mirëmbajta e objekteve, terenet sportive, rikualifikimet e mësimdhënësve, trajnimet, seminaret. Gjatë vitit të kaluar, kemi futur linjë të veçantë buxhetore, sigurimi i digjitalizimit të mësnjtoreve, afër 5 milion dinar kemi financuar blerjen e kompjuterëve për kabinete të informatikës, dhe lëmive tjera si biologjisë, kimisë, fizikës. Pajisja me tabela Smart dhe tabela magnetike, sigurimi i PC për ditarët elektronikë, sigurimi I gjithë pajisjeve për nxënësit e klasës parë me Abetaren digjitale, është projekt në kontinuitet. Në vitin 2019 për here të pare kemi futur linjën buxhetore sigurimi i teksteve falas për filloristët, që ditë më pare Qeveria Republikës Shqipërisë ka aprovuar vendimin për financimin e teksteve për nxënësit shqiptar, falë angazhimit të Këshillit kombëtar shqiptarë, e që mjetet janë rialokuar për mbulim e shpenzimeve të rregullimit të rrethojës në shkollën e mesme Sezai Surroi në Bujanoc dhe Bilaç. Rritja e transparencës dhe kontrollit të shpenzimeve duke rritur efikasitetin dhe përgjegjësinë që mjetet financiare drejtoritë përkatëse ti menaxhojnë në mënyrë më efikase të mundshme, vlen theksuar rasti kur drejtori i shkollës fillore në Tërnoc është shkarkuar nga ana ministrisë pikërisht për shkak të gjetjeve të keqpërdorimit të mjeteve të buxhetit komunës që janë shfrytëzuar në papajtueshmëri me destinimin e tyre” – tha Rexhepi.
Sipas tij në vitin e ardhëshëm do të dyfishohet numri i asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta, programi në fjalë i komunës së Bujanocit është ndër të rrallët në Serbi për ti dalë në ndihmë fëmijëve me nevoja të veçanta. Rexhepi po ashtu përmend edhe buxhetin e komunës së Bujanocit që 15 përqindë shkon për arsim që sipas tij është e vetmja komunë në Rrethin e Pçinjës që e bënë këtë gjë.
“Kur flasim për zgjerim të shërbimeve arsimore, komuna jonë, ndër të rrallat në rajon, prej vitit 2016 financon asistentët personal për fëmijët me nevoja të veçanta. Për vitin 2020, prej 20 sa kanë qenë të angazhuar, kemi paraparë dyfishimin e numrit të asistentëve personal që do angazhohen nëpër shkolla, kjo si rezultat i kërkesës së prindërve të fëmijëve me nevoja të veçanta. Në vitin 2020, për here të pare, në Entin parashkollor Gëzimi ynë, vetadministrimi lokal do angazhojë personel shtesë arsimor, që të hapet edhe paralelja e vogëlushëve, që procesi edukativo –arsimor do zhvillohet vetëm në gjuhën shqipe. Shtimi fondeve konsiston në rregullimin e mirëmbajtjen e objekteve shkollore, si rasti i donacioneve nga Republika e Kosovës me rekonstruimin e objektit në shkollën fillore në Samolicë, dhe Naim Frashëri Bujanoc, dhe mjetet e pushtetit qendror që në vitin 2020 duhet të realizohen për sallat sportive në shkollën fillore në Tërnoc dhe Bilaç. Për ne arsimi mbetet prioritet i prioriteteve, përndryshe mos investimi në përgatitjen dhe nxënien e dijes, do ti ketë pasojat e pa evitueshme në staza të gjata si shoqëri, prandaj jemi ndër komunat e rralla, e vetmja ne Rrethin e Pçinjës, që ndajmë mbi 15 përqind të buxhetit për nevoja të arsimit” – tha Rexhepi.