Refundimi, zgjidhja për shqiptarët e Luginës që hyjnë me makina në Kosovë
Lokale

Refundimi, zgjidhja për shqiptarët e Luginës që hyjnë me makina në Kosovë

14.Apr.2013 11:05
0
Më në fund ipet një propozim konkretë për të zgjidhë problemin e pagesës së taksës së sigurimit për shqiptarët e Luginës që udhëtojnë me makinat e tyre në territorin e Kosovës. Gjatë një konference të mbajtur të shtunën nga Deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Lutfi Haziri, është kërkuar urgjentisht heqja e takës së sigurimit të automjeteve që aplikohen ndaj qytetarëve shqiptar të Luginës përmes refundimit, raporton Titulli. Këtë thirrje Haziri ia drejtoi Qeverisë së Kosovës, pasi sipas tij në këtë rast kemi të bëjmë me shkelje  të të drejtave civile të qytetarëve të Kosovës, sepse siç tha ai, “shqiptarët e Luginës janë të Kosovës, por të ndarë me një vijë kufitare, dhe se ata duhet të trajtohen njëjtë edhe si qytetarët e kësaj ane, si shembull ata të Gjilanit, Kamenicës, Ferizajit”. Propozimi i Hazirit është që përmes refundimit shqiptarët e Luginës me makinat e tyre me targa të Serbisë do t’i nënshtrohen pagesave sa për ta kënaq ligjin, por në dalje do t’u kthehen paratë. Ky propozim është i pari i ndonjë zyrtari të lartë të institucioneve të Kosovës, që konkretisht jep zgjidhje që shqiptarët e Luginës të mos ngarkohen me taksën e sigurimit të automjeteve. Pagesa prej 20 euro për të hyrë në Kosovë vetëm për shtatë ditë është një barrë e madhe për banorët e kësaj ane sidomos në këtë situatë të rëndë ekonomike që po kalon Lugina me rajonin. Vendimi i fundit i policisë së Kosovës për të gjobitur edhe ato pak vetura që hyjnë në Kosovë pa paguarë taksën e sigurimit, në masë të madhe ka rritur pakënaqësinë e qytetarëve të Luginës ndaj Qeverisë së Kosovës./Titulli.com/
Dirigjimi i politikanëve, faktorë për dështimin e procesit zgjedhor (foto)
Komuna e Bujanocit nesër në zgjedhje
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration