Reforma në gjyqësor në dëm të shqiptarëve të Luginës (foto)
Lokale

Reforma në gjyqësor në dëm të shqiptarëve të Luginës (foto)

19.Dec.2014 20:03
0

Përfaqësuesit i gjykatës, prokurorisë, gjykatës për kundërvajtje dhe nga politika, në tryezën e mbajtur në Bujanoc kanë vlerësuar se reforma në gjyqësor nuk është në funksion të pakicave, sidomos shqiptarëve në Bujanoc, Preshevë e Medvegjë.

Gjyqësori për shqiptarët në Serbi, sipas pjesëmarrësve në tryezën e rrumbullakët, duhet edhe matej të reformohet, pasi ajo nuk i përmbush nevojat e pakicës.

Pjesëmarrësit, Shaip Kamberi-deputet popullor, Bojan Millenkoviq- kryetar i Gjykatës Themelore në Bujanoc, Burhanedin Shaipi-kryetar i  Gjykatës për Kundërvajtje në Preshevë si dhe Nasip Rexhepi-përfaqësues nga Prokuroria Publike Themelore në Vranjë, gjatë diskutimeve kanë vlerësuar se çfarë situate mbretëron në gjyqësor.

Në këtë tryezë u propozuan edhe ide, sidomos në rast se kryerjes së ndonjë rekonstruksioni për të kursyer mjete.

Deputeti Shaip Kamberi, duke mos qenë i kënaqur me reformën në gjyqësor që ka dëmtuar banorët shqiptar të Luginës, propozoi që Bujanoci, nëse kemi rekonstruim për shkak të shkurtimit të mjeteve, të ketë Gjykatën Themelore që do të jenë në shërbim edhe të Preshevës, ndërsa Presheva Gjykatën për Kundërvajtje që do të ishte në funksion edhe të qytetarëve të Komunës së Bujanocit.

Për momentin, Bujanoci ka Gjykatën Themelore dha ajo është në shërbim vetëm të banorëve të kësaj komune, ndërsa për lëndët e preshevarëve është përgjegjëse Gjykata Themelore në Vranjë.

Situatë të njëjtë kanë edhe bujanocasit kur është fjala për Gjykatën për Kundërvajtje e cila është në Preshevë. Ajo është në shërbim vetëm të qytetarëve të kësaj komune, derisa Bujanoci nuk ka një të tillë, andaj banorët e kësaj komune detyrohen të paraqiten në gjykatën e Vranjës.

Tryeza “Gjyqësori në komunat Bujanoc dhe Preshevë”, e mbajtur të premten në hapësirat e OSBE-së në Bujanoc,  u organizua nga e përjavshmja “Vranjske” në mbështetje të Ministrisë së Kulturës dhe Informimit të Republikës së Serbisë. /Titulli.com/

Bujanoc: Vendimi politik dhe mediumi publik!
Lokja nga Presheva që rrezikon Maqedoninë!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration