Reciprociteti për targa – Sveçla: Do t’i kompensojmë dëmet për shqiptarët e Luginës
Lokale

Reciprociteti për targa – Sveçla: Do t’i kompensojmë dëmet për shqiptarët e Luginës

20.Sep.2021 19:32
0

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka thënë se do t’i kompensojnë të gjitha dëmet që iu shkaktohen shqiptarëve të Luginës së Preshevës, pas vendosjes së reciprocitetit për targat me Serbinë, raporton Ekonomia Online.

Sveçla, ka thënë se vendimi për të obliguar personat me targa të Serbisë që të pajisen me targa të përkohshme të Kosovës është legjitim.

Tutje, ai në gjuhën serbe i është drejtuar qytetarëve serbë që të mos bllokojnë rrugët.

Ai ka thënë se partnerët ndërkombëtarë kanë qenë të njoftuar për këtë vendim dhe se është bërë në koordinim me ta.

“MPB-ja me qëllim të mundësimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe pas skadimit të marrëveshjes së 14 shtatorit të vitit 2016, ka nxjerrë vendim që obligim targa të përkohshme për gjitha automjetet me targa të Serbisë që hyjnë në Kosovë. Nga data 21 shtator përveç mundësisë së pajisjes me targa të përkohshme në gjitha pikat kufitare, qytetarët mund të pajisen edhe në gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve.

Gjendja e sigurisë është e qetë. Policia ka marrë të gjitha masat e nevojshme operative e logjistike për të mos penguar lëvizjen e njerëzve e mallrave.

Vendimi është legjitim për faktin se përkundër që Kosova ka liruar qytetarët nga Serbia që të lëvizin lirshëm në Kosovë me automjete të tyre, Serbia detyron qytetarët e Kosovës të vendosin targa të përkohshme për të hyrë në Serbi”.

“Ky vendim ka të bëjë me qarkullimin me targa të Serbisë. Do të ketë mekanizma të lirë që të kompensojmë çfarëdo dëmi që i bëhet shqiptarëve në Luginën e Preshevës”.

Fillon reciprociteti: Kështu duken tabelat e përkohshme të Kosovës që po iu vendosen veturave nga Serbia
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration