Reagon Salihu: Në Konferencë ishte edhe kumtesa për Skënder Kadriu-Presheva
Megjithate, Presheva dhe Konferenca Shkencore në Preshevë, mbajtur më12, 13 dhjetor 2014 nuk e harroi preshevarin, Skënder Kadriun-Presheva
Në Konferencën shkencore :”Shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe të trojeve etnike në ish-Jugosllavi, në mbarim të Luftës së Dytë Botërore” ishte prezent preshevari Skënder Kadriu-Presheva, me kumtesën e Shkëlzen Limanit:”Shërbestari i shqiptarisë Skender Kadriu-Presheva”, kumtesë e cila zgjoi interesim dhe u mirëprit në Konferencë, gjatë Seancës së tretë të Konferencës, më 13 dhjetor 2014, në orën 11.
Dëshmitë:
Koopertina e Programit të Konferencës
Fascimili i Seancës së tretë i Konferencës shkencore.
Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës , më 12 shtator 2014 Njoftimin, në të cilin shtroi kushtet dhe kriteret e pjesëmarrjes për Konferencë.
Afati i fundit për dorëzimin e kumtesave për Konferencë shkencore ishte më 30 nëntor 2014, kur shumica e kumtesave i arritën Këshillit organizativ të Konferencës shkencore.
Sali Ramadani nga Kërçova edhepse pati afat disa muajë për të aplikuar me kumtesë për Skënder Kadriun-Presheva, ai këtë nuk e bëri, por dërgoi një kërkesë dëshirash Konferencës shkencore, dëshmi është vet letra e tij e botuar në AIK Presheva jonë dhe Titulli.com, ku na propozon disa aktivitete me ligjërata, recital, poezi e tjera si dhe në mesin e tyre edhe 10 punime për Konferencë.
Këshilli organizativ i Konferencës shkencore edhe pse me vonesë e shqyrtoi kërkesën e tij dhe nga 10 punimet i propozoi Sali Ramadanit nga Kërçova që të marrë pjesë në Konferencën shkencore me kumtesën e tij: Sali Ramadani: ”Skënder Presheva, nënprefekt i Kërçovës Heroike, Hero i Kombit, aspekte multidiciplinare shkencore historike-politikologjike”.
Kjo kumtesë u radhit edhe në Programin e Konferencës shkencore, lexo pjesën e Seancës së tretë të Konferencës dhe me këtë vendim të Këshillit organizativ u njohtua edhe Sali Ramadani.
Sali Ramadani nuk u paraqit me kumtesë në Konferencë, as që u pa në Preshevë më 12 e 13 dhjetor, ndërsa tashti qet lot krokodili se preshevarët dhe Presheva e harruan Skender Kadriun-Presheva.
Presheva dhe preshevarët nuk e harruan, por përkundrazi e nderuan me kumtesë të Shkëlzen Limanit dhe në spotin e Televizionit të Kosovës, të hartuar nga Mumin Jashari, fotografia e tij gjatë gjithë Konferencës u soll në ekran. Andaj është dezinformatë e kulluar, sepse Skënder Kadriu-Presheva ishte dhe do të jetë prezent në Preshevë dhe për preshevarët.
Këshilli organizativ i Konferencës shkencore nuk e përjashtoi as një punim që kishte përmbajtje patriotike, por përjashtoi punimet që nuk i plotësuan kriteret, që nuk kishin të bëjnë me temën bosht, bile për shumë arsye, në shtesë të Konferencës pranoi 3 kumtesa-punime jashtë temës së caktuat të Konferencës shkencore.
Më 31 dhjetor 2014
Xhemaledin Salihu, kryetar i
Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore i
Luginës së Preshevës, me seli në Preshevë.