Reagon presidenti shqiptar Begaj për rrëmbimin e 3 policëve: Strategjia ‘eskalim për të de-eskaluar’ duhet të marrë fund
Rajoni dhe Politika

Reagon presidenti shqiptar Begaj për rrëmbimin e 3 policëve: Strategjia ‘eskalim për të de-eskaluar’ duhet të marrë fund

15.Jun.2023 08:19
0

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar lidhur me rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga ana e Serbisë, duke lëshuar edhe një mesazh të qartë se strategjitë “eskalim për të de-eskaluar” duhet të marrin fund.

 

Kreu i shtetit shqiptar, në një postim në median sociale Twitter, ka shkruar se rrëmbimi i policëve brenda territorit të Kosovës nga trupat serbe, është një akt i rëndë provokativ dhe destabilizues jo vetëm për Kosovën, por për mbarë rajonin.

“E dënoj me forcë këtë akt dhe i thirrje autoriteteve serbe për lirimin e efektivëve kosovarë”, shkruan Behaj, duke shtuar se i bën thirrje po ashtu partnerëve ndërkombëtarë, që të ndërhyjnë dhe të shkurajojnë veprime të tjera të ngjashme.

 

Një thirrje vëllazërore ndërkaq, e ka për autoritetet e Kosovës, të cilëve i këron të mos bien pre e provokimeve dhe për të dhënë kontributin e tyre në çtensionimin e situatës.

“Koordinimi me SHBA dhe BE për rikthimin në tryezën e dialogut është tepër i rëndësishëm”, e ka përmbyllur presidenti apelin e tij për situatën e rëndë të krijuar në javët e fundit.

Çfarë ndodhi?

3 policë të Kosovës janë rrëmbyer nga xhandarmëria serbe.

Në vazhdën e tensioneve të krijuara në Veri të Kosovës, që nga 26 maji, kur serbët lokalë kundërshtuan në mënyrë të dhunshme që kryetarët e zgjedhur në zgjedhjet e 23 prillit të futeshin në zyrat e tyre, pasditen e së mërkurës, janë rrëmbyer tre policë të Kosovës nga Serbia.

Për rrëmbimin e policëve të Kosovës, Policia e Kosovës, kryeministri, Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, thanë se ka ndodhur brenda territorit të Republikës së Kosovës, për dallim nga pretendimi i Serbisë që deklaruan se një gjë e tillë ka ndodhur brenda territorit të Serbisë.

 

Fillimisht lajmin e konfirmoi Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Në thellësi të territorit të Republikës së Kosovës, në zonën kufitare në veri të vendit dyshohet se janë kidnapuar tre zyrtarë kufitar patrullues”, njoftoi policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, “njësia policore patrulluese e kufirit ka qenë me detyre në pikë statike në vendin e quajtur Tresave/Bare, thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës, për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, të cilat shfrytëzoheshin nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë”.

“Sot, në mesditë nga njësiti policor i cili ishte në përbërje prej tre zyrtarëve kufitar, kanë njoftuar se në afërsi të pikës statike kanë vërejtur person/a të maskuar dhe të armatosur, me këtë rast në drejtim të kësaj pike në asistencë janë nisur njësi shtesë të PK-së. Me të arritur në atë lokacion, njësitet asistuese kanë vërejtur vetëm veturën zyrtare por jo edhe vet zyrtarët policorë që kanë qenë me detyrë në atë lokacion”.

“Në drejtim të këtij lokacioni menjëherë kanë shkuar edhe njësite tjera policore, si dhe janë informuar edhe institucionet tjera të sigurisë, përfshirë KFOR-in, pasi dyshohet se zyrtarët policor janë kidnapuar nga forcat serbe”.

Presidentja Osmani ka përmendur Luginën e Preshevës para Parlamentit Evropian: Kosova është me ju
Lëvizja e Progresit Demokratik shënon 21 vjetorin e themelimit (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration