Presidentja Osmani ka përmendur Luginën e Preshevës para Parlamentit Evropian: Kosova është me ju Foto:AP
Lokale

Presidentja Osmani ka përmendur Luginën e Preshevës para Parlamentit Evropian: Kosova është me ju

15.Jun.2023 08:12
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të mërkurën se integrimet euroatlantike janë synimet e vetme për Kosovën.

 

“Kosova është Evropë, të jesh kosovar do të thotë të jesh evropian”, ka thënë Osmani në një seancë plenare para Parlamentit Evropian.

Ajo ka thënë se Kosova është vendi më proevropian në Ballkanin Perëndimor.

“Ekzistenca e shtetit tonë dëshmon çfarë mund të bëjnë demokracitë kur bëhen bashkë, kur i dalin ballë pushtuesit, kur mbështesin ata që luftojnë për drejtësi dhe barazi, dhe kur ju bashkoheni kundër tiranisë, diktaturës dhe gjenocidit”.

Duke folur për të drejtat që ofron Kosova për secilin qytetar, Osmani u ka bërë thirrje të gjithë serbëve që jetojnë në Kosovë që të shfrytëzojnë të drejtat që i parasheh Kushtetuta e këtij vendi.

 

“Republika e Kosovës është shtëpia juaj dhe do të bëjmë gjithçka që të ju të jeni të përfshirë dhe të dëgjoheni”.

Duke e përmendur një delegacion të Lugines se Preshevës, që ka qenë i pranishëm në seancë, presidentja Osmani ka thënë se Kosova “është me ju, ju nuk jeni vetëm, teksa përballeni me shkelje të të drejtave të njeriut”.

Qarkullimi i veturave nga Serbia për në Kosovë vazhdon me kontrolle të shtuara
Reagon presidenti shqiptar Begaj për rrëmbimin e 3 policëve: Strategjia ‘eskalim për të de-eskaluar’ duhet të marrë fund
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration