Lëvizja e Progresit Demokratik shënon 21 vjetorin e themelimit (foto)
Më 15 qershor 2002 këshilli themelues nën udhëheqjen e Jonuz Musliut nisi iniciativën për themelimin e Lëvizjes së Progresit Demokratik.
LPD-ja u lind nga njerëz të cilët u sfiduan dhe rezistuan për liri e bashkim të kombit shqiptarë.
21 vite më parë u vendosën themelet për beteja të cilat edhe sot janë aktuale si në ato ditë të lavdishme. Vullneti i popullit sikur atyre ditëve, edhe sot po dëshmonë se është më i nevojshëm se kurrë.
Gjithashtu në këtë ditë vlerësojmë gjithë kontributin e veprimtarëve të LPD-së të cilët në kohëra të mira e të vështira rezistuan për një të ardhme më të mirë të vendit e të kombit tonë.
Ne do të rezistojmë që në betejat tona politike e demokratike të jetësojmë amanetin dhe idealet e dëshmorëve, veteranëve e gjithë veprimtarëve për lirinë e popullit tonë.
Urime gjithë veprimtarëve, anëtarëve, simpatizantëve e mbështetësve të cilët çdo ditë i dhanë jetë familjes sonë të përbashkët LPD-së.
Vetëm bashkë do të jemi më të fortë e do të shkojmë përpara për të ardhme më të mirë.
Tekst i shkruar nga LPD