Lokale
Reagon Orhan Rexhepi, e sqaron Titulli
Kryetari i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare me seli në Preshevë Orhan Rexhepi, ka reagur në lidhje me lajmin e ditës së djeshme për rigjykimin e preshevarëve, të publikuar në portalin e pavarur informativ Titulli.com, duke thënë se “është gënjeshtër” deklarata e të akuzuarit Agush Memishi të cilin e kanë cituar B92 dhe Tanjug, ndërsa e ka transmetuar Titulli.com.
Në këtë reagim Rexhepi thotë se ishte vet prezent në rigjykimin e preshevarëve të njohur si “Grupi i Gjilanit” dhe se informatat e plasuara në disa portale të Luginës, përfshirë edhe Titullin, në të cilët citohet të ketë thënë Memishi: “Do të hakmerrem, nëse jo unë, atëherë fëmijët e mi, nëse jo edhe ata, atëherë nipat e mi” , si dhe deklarata tjetër “duke e ngritur gishtin lartë, ai ka thënë se asnjëherë nuk ka kryer asnjë vepër kriminale, por që kjo do të jetë e para që do ta bëjë”, janë dezinformata !
Rexhepi shkon edhe më tej, e quan të nxitueshëm lajmin nga disa media: “ Disa media nga Lugina kanë nxituar të japin komplet lajmin plotësisht të rrejshëm të TANJUGUT, që do të thotë se me këtë edhe janë bërë plotësisht bashkëpjesëmarrëse të dezinformatës”.
SQARIM
Së pari qëllimi i Portaleve informative në përgjithësi, e Titulli në veçanti, është që lajmin ta plasojë i pari, të saktë dhe objektiv dhe këtu nuk duhet të vehet në dyshim “nxitimi” siç e quan z. Rexhepi.
Portali i pavarur Informativ Titulli.com i përgjigjet z.Orhan Rexhepit se Titulli nuk mbanë përgjegjësi për këtë informacion që ai e quan “dezinformatë”. Titulli.com është transmetues dhe jo krijues i këtij lajmi.
Përveç kësaj ekipi i gazetarëve të Titullit përzgjedh mediumet nga të cilat citon lajmet dhe ka vlerësuar se B92 është një ndër mediumet e pakta në Serbi që raportojnë më drejtë për ngjarjet në vend dhe rajon, e sidomos kur në te janë të përfshirë shqiptarët.
Ashtu siç kemi cituar më herët kumtesat e juaja rreth rigjykimit të shqiptarëve të komunës së Preshevës në Gjykatën e Beogradit, pa e ditur a keni qenë prezentë apo keni shkruar kumtesat nga shtëpia, i kemi besuar edhe TV B92 që deri më tani lajmet e tyre kanë qenë shumë të sakta.
Titulli.com si gjithmonë objektiv, më poshtë do të vendos linkun për citimet e marruara nga web faqja e televizionit B92 , kliko këtu.
Ndërsa, lajmin e postuar dje nga Portalit informativ Titulli.com për këtë rast mund ta lexoni duke klikuar këtu.
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!