Familjes Halimi nga Breznica i dorëzohet shtëpia e re
Në fshatin Breznicë të komunës së Bujanocit sot është bërë dorëzimi i çelësave të shtëpisë familjes në nevojë, donacion i xhamisë së Arburgut dhe Lagentallit nga Zvicra, si dhe kontributit të vendasveFamilja pesë anëtarëshe Halimi sot ka hyrë në shtëpinë e re të cilën ia mundësuan bashkatdhetarët si dhe vendasit.
Muharrem Abazi, njeriu i cili u kujdes deri në ndërtimin e kësaj shtëpie falënderoi të gjithë kontribuuesit për ndërtimin e kësaj shtëpie, e posaçërisht dy xhamitë nga Zvicra të Arburgut dhe Lagentallit si dhe Muhamer Esatin. “Kjo familje ka jetu në kushte shumë të vështira, falë donatorëve është bërë ndërtimi dhe sot i dorëzuam çelësat te familja Halimi”, tha me rastin e prerjes së shiritit Muharrem Abazi, njëri prej iniciuesve për ndërtimin e shtëpisë, raporton TV Bujanoci. Ai shpjegoi se në dy xhamitë për të ndihmuar ndërtimin e shtëpisë janë grumbulluar 13.536 euro si dhe 7.738 euro nga banorët e Breznicës, Kosovës si dhe të fshatrave tjera të komunës së Bujanoci. Abazi shpjegon se i tërë investimi për të ndërtuar këtë shtëpi familjes në nevojë, ka kushtuar rreth 21.274 euro. Iniciatori theksoi se ky nuk është projekti i fundit pasi që në ditën e sotme është vendosur gurthemeli për ndërtimin e një tjetër shtëpie një familje me kushte të rënda të jetesës. Familja Halimi deri para ndërtimit të shtëpisë ka jetuarë në kushte shumë të vështira./Titulli.com/