Reagim nga Kryesia e Këshillit të Xhamisë së Bujanocit Foto e marrë nga Facebook: Xhamia e Qytetit - Bujanoc
Lokale

Reagim nga Kryesia e Këshillit të Xhamisë së Bujanocit

05.Mar.2022 08:06
0

Vaid Limani, kryetar i këshillit të xhamisë së Bujanocit i zgjedhur me 2021  ka reaguar ndaj imamit të Xhamisë përmes një letre dërguar redaksisë së Titulli.com.

Ky është reagimi i Vaid Limanit dërguar redaksisë së Titulli.com në Facebook:

Reagim i Këshillit të xhamisë së Bujanocit ndaj imamit të xhamisë Ulvi Fejzullahu

Ne Këshilli i xhamisë së Bujanocit reagojmë ndaj veprimeve të imamit të xhamisë së Bujanocit i cili po vazhdon të pengon funksionimin e Këshillit të xhamisë.

Ne, dje më 3 mars 2021 ditë e enjte, pas namazit të ikindisë duke prezentuar për here të dytë këshillin dhe kompetencat e këshillit të xhamisë; imami Ulvi Fejzullahu përsëri pengoi këtë aktivitet, duke bërtitur para xhematit që të dalin jashtë dhe të mos e dëgjojnë këtë.

Përndryshe, këshilli i xhamisë së Bujanocit është themeluar nga xhemati i xhamisë së Bujanocit, me datën 30 shtator 2021, me procedura të rregullta, dhe duke u votuar në xhami nga xhemati i kësaj xhamie.
Ky këshill pastaj është verifikur dhe legjitimuar nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc, dhe është organ i vetëm legjitim në xhaminë e Bujanocit.

Xhamia e Bujanocit, për dy vite nuk ka patur këshill të xhamisë, kurse të gjitha kompetencat i kishte vetëm imami i xhamisë, e që është në kundërshtim të plotë me rregullat e xhamisë dhe vullnetin e xhematit.

Këshilli i xhamisë kemi thirrur dje kryesinë e xhamisë para xhematit për të prezantuar këto pika:

1. Prezantimin e listës me anëtarët e këshillit.
2. Prezantimi i bashkëpunimit me antarë të ish këshillit të xhamisë, dhe mundësia e zgjerimit të këtij këshilli me antarë të rinj.
3. Bashkërendimin e veprimeve në kuadër të xhamisë.
4. Etj.

E ftojmë imamin Ulvi Fejzullahu, që të bashkëpunon me këshillin e xhamisë, kështu për ti respektuar rregullat e xhamisë dhe vullnetin e xhematit të xhamisë, dhe të mos bëhet shkaktar i përçarjes dhe problemeve në xhaminë e Bujanocit.

Kryesia e Këshillit të xhamisë së Bujanocit

Kryetari: Vaid Limani
4 mars 2021

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration