Reagim ndaj vendimit të Komisionit Republikan Zgjedhor për rivotim në Tërnoc
Lokale

Reagim ndaj vendimit të Komisionit Republikan Zgjedhor për rivotim në Tërnoc

09.Jun.2022 22:58
0
Përrmes një kumtese për opinion shtabi zgjedhor nga lista "Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës" ka njoftuar për vendimin e Komisionit Republikan Zgjedhor lidhir me ankesën e tyre për rivotim në zgjedhjet parlamentare.
 
Njoftimi nga Shtabi Zgjedhor: 
 
Vendimi i Komisionit Republikan Zgjedhor i politizuar dhe skandaloz
 
Komisioni Republikan Zgjedhor sonte përfundimisht e ka dëshmuar që është organ krejtësisht politik duke e hedhur poshtë Kërkesën e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës për të rivotuar në Tërnoc.
 
Edhe pse argumentet e Koalicionit ishin të mjaftueshme dhe të dokumentara, KRZ me vendim politik vendosi në kundërshtim me ligjin dhe rrespektimin e procedurave.
 
Pas zgjedhjeve të 28 Prillit, kur Koalicioni kishte siguruar një mandat deputeti, KRZ me argumente të njejta të SPS kishte anuluar zgjedhjet dhe e kishte dërguar vendvotimin nr 6 në rivotim. Sot, me të njejtat argumente, ata marrin vendim ndryshe.
 
Sot vendosën në bazë të nevojave të tyre politike duke treguar edhe një herë që Ligji i vetëm që ata respektojnë është Parlamenti pa shqiptarë.
 
Beteja e Koalicionit do të vazhdojë edhe në Gjykatën Administrative nga e cila nuk pritet që të mungojnë ndikimet politike të partisë shtet.
 
Shtabi zgjedhor
Delegacioni nga Bujanoci e Presheva realizon vizitën e fundit në SHBA
Bujanoc: Vazhdohet afati i konkursit për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë për vitin 2022
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration