Reagim i Këshillit Kombëtar Shqiptar ndaj rrahjes së 2 shqiptarëve në Novi Sad
Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH), reagon ashpër ndaj sulmit ku dje u plagosën rëndë dy rinj shqiptar në Novi Sad.
KKSH kërkon nga autoritetet e Serbisë që menjëherë të bëjë identifikimin dhe kapjen sulmueseve për aktin e tyre sa barbarë dhe anti-civilizues po aq edhe qyqar me vetëm e vetëm se kishin folur në gjuhën shqipe.
“Ky është një krim tejet i rrezikshëm dhe absolutisht i papranueshëm me ç rast tregon nivelin e pranueshmërisë së shqiptarëve në këtë shoqëri si dhe nënshtrimit të një diskriminimi sistematik e perfid, përdorimit të gjuhës së urrejtjes të përditshëm e posaçërisht në media ndaj shqiptarëve vetëm e vetëm për shkak të përkatësisë kombëtare. Ky nuk mund të quhet ndryshe përveç shovinizëm”, thuhet në reagimin e KKSH-së.
Këshilli Kombëtar Shqiptar vlerëson se fryma e urrejtjes, dhunës, abuzimit dhe nacionalizmit që po ushtrohet ndaj shqiptarëve nuk përkon me vlerat demokratike dhe në këtë mënyrëkërkojmë që në raport me të, të sillen organet e rendit e ligjit e posaçërisht ato të drejtësisë. /Titulli.com/