Ramadani: Kërkuam rregullimin e trafikut gjatë sezonit të verës në Bujanoc
Kryetari Kuvendit Komunal dhe Këshillit Komunal për Siguri, Enver Ramadani ka shkruar se gjatë mbledhjes është kërkuar rregullimi i komunikacionit gjatë sezonit të verës.
Postimi i plotë në Facebook nga Enver Ramadani:
Në seancën për Siguri dhe parandalim të kriminalitetit të mbajtur sot u diskutua për Rregullimin e trafikut gjatë sezonit të verës ku është kërkuar nga kryeshefi I stacionit policor në Bujanoc të rrisë kujdesin në rregullimin e komunikacionit për shkak të ngulfatjes së trafikut në qendër të qytetit dhe në rrugën e Kosovës, gjegjësisht gjatë këtij sezoni veror.
Gjithashtu, në mbledhje është aprovuar një Konkluzion në të cilën i është është kërkuar Shkollës së mesme Sveti Sava në Bujanoc të bëjë lirimin e parkingut e kësaj shkolle gjatë periudhës
01 deri më 22 gusht pa pagesë për qytetarët.
Gjithashtu, në mbledhje u diskutua edhe për masat mbrojtëse rreth Covid 19, ku raportoi drejtoresha e Shtëpisë Shëndetit në a Bujanoc e cila potencoi për rritjet e rasteve me Covid 19, gjatë muajit korrik.
U kërkua vëmendje dhe kujdes shtesë nga qytetarët për të ruajtur shëndetin dhe t'i përmbahen rregullave të Covid 19.