Ramadani dhe Mustafi takojnë këshilltarin politik të SHBA-së në Beograd
Dy figurat politike në rritje brenda degës së PVD-së në Bujanoc kanë takuar këshilltarin politik të Ambasadës së SHBA-së në Beograd, Thomas Lee, shkruan Titulli.com.
“Me këtë rast njoftova për situatën politike dhe problemet që po ballafaqohen qytetarët tanë, njëherit potencova çështjen e pasivizimit të adresave, mosnjohjen e diplomave edhe pas marrëveshjes së Washingtonit, mungesën e investimeve dhe mos përfshirjen e shqiptarëve në institucionet shtetërore”, ka shkruar mes tjerash Enver Ramadani , kryetar i kuvendit komunal në Bujanoc.
Takim me këshilltarin Lee ka pasur edhe kryetari dhe zëvendësi i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi dhe Enver Mehmeti, transmeton Titulli.com.
“Theksova rëndësinë e realizimit të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe impaktin në jetën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Sidomos nevojën për përfshirje intensive të SHBA-ve për t’i dhënë drejtim e dinamik rajonit”, ka shkruar Mustafi në Facebook.
Këshilltari politik Thomas Lee po qëndron për vizitë në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë./Titulli.com/