Rama: Shqiptarët e Luginës duhet të kenë të drejta sa serbët në Kosovë (video)
Lokale

Rama: Shqiptarët e Luginës duhet të kenë të drejta sa serbët në Kosovë (video)

10.Nov.2014 10:25
0
Kryeministri i Shqipërisë në Beograd, i bëri dy deklarata shumë të fuqishme. 

Ai shtoi se nuk e ka pritur këtë fjalim të Ramës. Kosova është pjesë e Serbisë, shtoi ai Vuçiq.

Rastësia e desh që një ditë pas kremtimit të 25-vjetorit të Murit të Berlinit, të ngrihet këtu flamuri kombëtar i shqipërisë dhe të nderojmë himnet e njëri-tjetrit, tha në fillim të fjalës së vet Edi Rama .

Do na duhet vision për të qenë në Bashkimin Europian dhe kurajo, por jo më shumë se vizioni dhe kurajo e Bashkimit europian.
Do na duhet besim, por nuk do të jemi vetëm që historia të ndikojë negativisht marrëdhëniet mes nesh.

Ne kemi nevojë për Europën e bashkuar, por edhe Europa e bashkuar ka po aq nevojë për ne ballkanasit.
Paqja duhet të na japë të gjithëve kurajo për t’u ndarë nga rruga e vjetër.

Ne shqiptarët e kemi edhe këtë vizion, edhe këtë kurajo. Ne ju shtrijmë dorën për një bashkëpunim të sinqertë, se fëmijët tanë nuk do të vuajnë nga e kaluar. Ne duam ta ngremë bashkëpunimin në një tjetër nivel.

Aktualiteti i vështirë në Europë dhe sfidat në Ballkan, do të na testojnë për të ardhmen. Ne do të bëjmë çmos të komunikojmë dhe bashkëpunojmë intensivisht.

Ekonomitë tona janë të vogla, por ekonomia jonë si rajon nuk është një ekonomi e vogël. Buxhetet tona janë të vogla, por së bashku ne nuk jemi të vegjël për t’u dëgjuar dhe mbështetur nga Bashkimi Europian.

Rama, pasi përsëriti ftesën për vizitën e Vuçiqit, theksoi se asnjë qëndrim i kundërt i kryeministrit serb në Tiranë nuk do të konsideroi provokim, ashtu si i quajti ai qëndrimet e Ramës për Kosovën. 

Vuçiq u largua pa ia zgjatur dorën kryeministrit shqiptar.

**********************************************************************************************************************************************************

Në orën 12:00 përfundoj takimi mes dy kryeministrave, Rama – Vuçiç.

Takimi mes tyre ka zgjatur pak më shumë se 30 minuta.Ndërsa tani ka nisur takimi mes dy delegacioneve për nënshkrimin e një marrëveshje.
Në orën 12 e 15 pritet konferenca e përbashkët për shtyp.

Ndërsa, sipas protokolleve zyrtare shtetrore, Qeveria serbe, ka thyer protokollin gjatë vizitës së sotme të Kryeministrit shqiptar Edi Rama në Beograd, duke shmangur flamurin shqiptar në ceremoninë e pritjes.

Në momentin që delegacioni shqiptar zbriti në aeroportin “Nikolas Tesla” rreth orës 10:00, ai u prit nga ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, por ajo që binte në sy ishte mungesa e flamurit kombëtar shqiptar.

Për të shkuar më tej në momentin që po këndoheshin himnet kombëtare në ceremoninë pritëse që u zhvillua në mjediset e aeroportit, sërish u vu re mungesa flamurit shqiptarë.

Kryeministri Edi Rama gjatë kalimit para trupës ushtarake serbe u përkul në shenjë nderimi para flamurit serb, por nuk u bë diçka e tillë para atij shqiptar, që në komunikimin protokollar ndërkombëtar duhet të ishte i pranishëm.

*********************************************************************************************************************************************

Rama takohet me Vuçiqin (foto)

Ramën, para Pallatës së Serbisë e ka pritur kryetari i Qeverisë së Serbisë Aleksandar Vuçiq, kurse në delegacion ishin dhe ministri Ivica Daçiq, Nebojsha Stefanoviq, Zhelko Sertiq.

Pas intonimnit të himnit kombëtar të Serbisë dhe Shqipërisë, Rama dhe Vuçiq do të kenë takim në katër sy, ku më pas delegacioni i dy vendeve do të zhvillojë një seancë plenare.

Është paraparë edhe nënshkrimi i marrëveshjes, pas së cilës kryeministrat do t’i drejtohen mediave. 

Për vizitën e sotme të kryeministrit të Shqipërisë, e cila është vizita e parë zyrtare të nivelit më të lartë të një burrështetasi shqiptar pas 68 viteve, janë akredituar rreth 200 gazetarë, prej të cilëve 30 përfaqësues të mediave shqiptare. 

Vizita e fundit e shefit të qeverisë së Shqipërisë në Beograd është ajo e vitit 1946, kur u takuan Enver Hoxha dhe Josip Broz Tito./Titulli.com/

*********************************************************************************************************************************************

Rama mbërrin në Beograd (video)

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga një delegacion mbërriti në aeroportin e Beogradit, ku u prit nga ministri i jashtëm serb.

Per Ramen ishte organizuar nje ceremoni nderi ne aeroportin e Beogradit. 

Gazetari i Top Channel në Beograd, Idro Seferi, tha se janë rreth 200 gazetarë që do e ndjekin këtë ngjarje historike dhe 3000 policë që do të sigurojnë rendin gjatë kësaj vizite.

Është parashikuar nënshkrimi i tri marrëveshjeve mes dy vendeve; një për doganat, një që shqiptarët dhe serbët të udhëtojnë me karta identiteti dhe një për bashkëpunimin rinor, por konfirmime zyrtare ende nuk ka. 

Në orët e mbrëmjes Kryeministri Rama pritet të vizitojë Bashkinë e Beogradit ku do të takohet me kryebashkiakun Sinisha Mali me të cilin do të ketë një bisedë joformale.

Të martën Kryeministri Rama do të vizitojë Preshevën ku do të takohet me udhëheqësit shqiptarë, ndërkohë që do të ketë edhe një takim me qytetarët në Pallatin e Kulturës. 

Mediat serbe i kanë kushtuar një rëndësis të veçantë vizitës së tij në Preshevë duke cituar Ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiq që tha se nuk është problemi tek vizita e Ramës në Preshevë, por tek mesazhi që ai do të përcjellë. /Titulli.com/

 

 
 
Foto: Tanjug
Presheva gati për vizitën e Ramës (video)
Nëse nuk do të lejohej që Rama të shkonte në Preshevë, do të ishte anuluar vizita në Serbi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration