Lokale
Rahovica kujdeset për paraardhësit, mirëmbajnë varrezat
Bashkësia Lokale (BL) e Rahovicës me vetë iniciativë ka filluar rregullimin e varrezave të fshatit.
Me iniciativë të udhëheqësve të BL të Rahovicës, imamit të xhamisë Adnan Aliu, si dhe banorëve të fshatit më të madh në komunën e Preshevës, të martën kanë filluar punimet në realizimin e projektit për rregullimin e varrezave të fshatit.
Vebi Rexhepi nga BL e Rahovicës falënderon pushtetin lokal të Preshevës për mjetet e ndara në realizimin e këtij projekti.
Ai bënë të ditur se me gjithsej 420.000 dinarë që janë ndarë nga buxheti komunës së Preshevës do të rregullohet rruga në varreza, ndriçimi, ndërtimi i shatërvanit, si dhe gjelbërimi përskaj rrugicës, raporton Titulli.
Imami njërës nga tri xhamit e Rahovicës Adnan Aliu, ka thënë se ne si myslimanë duhet të jemi shembuj për besimet tjera fetare se si duhen të mirëmbahen varrezat.
Imami Aliu ndjehet i kënaqur se si i sheh banorët e fshatit Rahovicë pa dallim moshe të përkushtuar ndaj punës për t’i rregulluar varrezat./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!