Ragmi Mustafa nga KKSH bënë presion mbi median shqipe në Luginë
Lokale

Ragmi Mustafa nga KKSH bënë presion mbi median shqipe në Luginë

10.Jan.2020 09:46
0

Ragmi Mustafa nga Këshilli Kombëtar Shqiptar vazhdon të bëj presion mbi median shqipe objektive në Luginë të Preshevës duke etiketuar edhe për publikime të lajmeve të rreme.

Ai ka reaguar ndaj publikimit të një lajmi të redaksisë së Titulli.com me titull “Diplomat e Kosovës marrin përgjigje politike për shqiptarët në Luginë të Preshevës (dokument)”, duke aluduar se janë shpërndarë dezinformata.

“Turp për ata që pretendojnë të jenë mediume profesionale.P. S. Së paku kujdes në drejtshkrim”, ky ishte reagimi i Mustafës.

Lajmi në fjalë është punuar në bashkëbisedim me personazhin e lajmit që ka të bëjë me procesin e nisjes së aplikacionit për nostrifikim të diplomave të Kosovës në Serbi.

Ragmi Mustafa, që pretendon se përfaqëson drejtë Këshillin Kombëtar Shqiptar në vend se të kujdeset për zhvillimin dhe avancimin e medias në gjuhën shqipe ai luan rol të ngjashëm me politikat jo të mira për paralizimin  e medias në gjuhën shqipe dhe zbehjen e informimit shqip në këtë hapësirë.

Mustafa do të duhet të punojë në të mirë të interesit të përgjithshëm shqiptarë në Luginë të Preshevës e jo të angazhohet përmes formave të ndryshme të bllokojë media të caktuara shqipe e të favorizojë edhe financimin e “mediave fantome” shqipe që nuk i shërbejnë interesit publik shqiptarë.

Pavarësisht presionit  direkt dhe indirekt Redaksia e Titulli.com do të vazhdojë edhe më fuqishëm të kontribuojë përmes punës avancimin e informimit shqip dhe pozitës shqiptare në përgjithësi në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë /Titulli.com/

Më poshtë reagimi i pretenduesit të interesave të  KKSH-së:

 

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration