Ragmi Mustafa do të qëndroj për një vizitë 7 ditore në SHBA
Kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa me ftesë zyrtare nga kongresistë e ish kongresistë Amerikan do të udhëtoj për vizitë zyrtare në SHBA.
Kryetari i PDSH-së, Ragmi Mustafa, do të qëndroj për një vizitë 7 ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të zhvilloj takime të shumta me kongresistê e ish kongresistë Amerikan në Washington DC bashkë dhe me autoritete tjera të Luginës.
Tashmë janë konfirmuar takimet në Departamentin e Shtetit, Shtepine e Bardhe, Keshillin Kombetar të Sigurisë, me Kongresistë Amerikan me Drejtoreshën e Komisionit për të Drejtat e Njeriut Dr. Stanton, dhe Perfaqesuesit e Komitetit të Helsinkit në Kongresin Amerikan, mandej me ish kongresistin Amerikan mikun e shqiptarve Joseph Dio Gardi dhe bashkëshorten e tij gjithashtu veprimtare e denjë për ngritjen e zërit të saj të fuqishëm për të drejtat e shqiptarëve edhe në Luginë të Preshevës, zonjën e shquar Shirley Dio Gardi si dhe me senator Amerikan.
Në kuadër të këtyre takimeve do të diskutohet rreth statusit politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës si dhe bashkimin e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit me Republikën e Kosovës që është edhe përcaktimi strategjik i PDSH-së dhe i të gjithë shqiptarëve në Luginë, bazuar në Referendumin e 1 e 2 marsit 1992.
Në takimet me zyrtarët e lartë Amerikanë, Kryetari Mustafa , do të ripotencojë për të satën herë se PDSH-ja do të vazhdojë me angazhimin maksimal, në mënyrë që këto procese e sidomos ai i bashkimit të Luginës me Kosovë të përfundojnë me sukses.
Shërbimi për informim dhe bashkëpunim me media i PDSH-së