Lokale
QSA ndihmon me dru skamnorët e Luginës (foto)
Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit (QSA) në Preshevë, në prag të dimrit, për këtë vit është duke realizuar projektin “Përkrahja dimërore”.
Projekti ka të bëjë me dhurimin e drinjve për të kaluar më lehtë ftohtin dimëror, duke pas parasyhs familjet me gjendje të rënduar ekonomike, të cilat kanë vështirësi të sigurojnë lëndët djegëse për të përballuar ftohtin dimëror.
Projekti i QSA-së ka paraparë që familjes përfituese ti ndahen nga 5 metër dru.
“Jemi munduar me këtë sanacion ekonomik dhe social të arrimë bashkërisht të solidarizuar ta kapërcejmë këtë stinë që realisht rëndon jetën normale të gjithkujt, e lëre atyre që vetëm rëndojnë halle të tjera”, njofton Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit.
Nga ky projekt do të përfitojnë 80 familje në komunat Preshevë dhe Bujanoc. Kriteret përzgjedhëse bazë ishin në rend të parë familjet e jetimëve, më pas të sëmurët rëndë dhe skamnorët.
Ky projekt mbështetet dhe financohet nga organizata gjermane “Muslime Hilfen”, ku me këtë rast Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit shpreh mirënjohje për organizatën Muslime Hilfe që u tregua e gatshme për tu solidarizuar me popullin e Luginës edhe këtë stinë të vështirë./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!