Qeverisja e Bujanocit: Vazhdojmë me shlyerjen e borxheve
Pushteti aktual edhe më tej është duke u përballur me shlyerjen e borxheve që i ka trashëguar nga mandati i kaluar, disa prej të cilëve kanë mëse dy vite që kur kishin përfunduar punimet.
Në postimin e fundit në FB-në e komunës së Bujanocit është publikuar lajmi për shlyerjen e borxhit të rrugës në fshatin Turi që lidh me magjistralen Bujanoc-Gjilan.
Postimi i komunës:
"Në vazhdën e shlyerjes së borxheve nga mandati i kaluar, komuna e Bujanocit sot ka bërë pagesën e asfaltimit të rrugës nga qendra e fshatit Turi në drejtim të rrugës së Gjilanit.
Vlera e këtij projekti të paguar kap shumën prej 4.163.100,00 dinarëve, kurse punimet kishin filluar në vitin 2018, më saktësisht një ditë para zgjedhjeve për Këshillin Kombëtar Shqiptar."