Qeveria: Masa te reja lehtësuese për pensionistët nga dita e martë
Qeveria e Serbisë ka miratuar masa të reja dhe në mesin e tyre është që lehtësojnë lëvizjen e pensionistëve në kohën e orës policore.
“Vendimi është që qytetarët e moshuar të moshës mbi 65 vjeç nga dita e martë tre herë në javë, mund të ecin për 30 minuta nga ora 18 deri në orën 1 pas mesnate”, u shpreh kryeministrja Ana Bërnabiq, transmeton Titulli.com.
Në bazë të këtyre masava siç tha Bërnabiq masat aktuale janë duke u zbutur nga ajo që janë të prezantuara në fillim për të luftuar përhapjen e koronës.
"Masat kufizuese që kemi prezantuar në fillim dhe gjatë epidemisë ngadalë po zbuten. Synimi është para se gjithash ta bëjmë jetën më të lehtë për bashkëqytetarët mbi 65 vjeç.Në fund të fundit, ne të gjithë jemi përpjekur të shpëtonin jetën e tyre, "tha Bërnabiq./Titulli.com/