Përfundon fushata sensibilizuese kundër drogës (Foto)
Lokale

Përfundon fushata sensibilizuese kundër drogës (Foto)

04.Dec.2014 23:05
0

Në kuadër të fushatës kundër substancave narkotike, drogës, e cila ka filluar me 24 nëntor, sot në Bujanoc është mbajtur tryeza përmbyllëse.

Organizatorët e kësaj fushate në tryezën e fundit ka thënë se aksioni ka pasur sukses, pasi mendojnë se kanë arrit të vetëdisojë sado pak të rinjtë nga rreziku që sjell përdorimi i substancave narkotike.

Sipas koordinatorit të kësaj fushate, Nevzad Lutfiut sukseset janë të prekshme, pasi nga tribuna e organizuar kundër alkooolit është arrit që nxënësit e shkollës teknike “Presheva” në Preshevë të kuptojnë që përdorimin i saj është i dëmshëm, duke larguar nga përdorimi alkoolin në mbrëmjen e maturës.

Në këtë tryezë ishin përgatitur edhe tri kumtesa, nga teologu Mr. Ragmi Destani, Fatime Fazliu psikologe klinike, si dhe Dr.spc Adnan Salihu-përfaqësues i shoqatës së mjekëve të Luginës. 

Destani, në emër të organizatorëve bëri një elaborim të kësaj fushate prej fillimit të saj e deri në fund, duke falënderuar të gjithë ata që kontribuuan në mbarëvajtjen e kësaj fushate. 

Pjesëmarrësit në tribunën e sotme dhe aktivitetet tjera të zhvilluara gjatë kësaj fushate thanë se aksioni ka ndihmuar në marrjen e informacioneve më të sakta rreth pasojave që ka përdorimi i këtyre substancave. 

Organizatorët theksojnë se Bujanoci e Presheva janë vende të vogla dhe përdorimi i substancave narkotike, në një apo mënyrë tjetër, rrezikon të ardhmen e të rinjve të Luginës. 

Fushata kundër substancave narkotike që filloi nga 24 nëntori në Preshevë e duke përfunduar më 4 dhjetor në Bujanoc, u organizua nga Departamenti i të Rinjve dhe i Gruas pranë KBI-së në Bujanoc,  shkollës së mesme teknike  “Presheva” dhe Zyra për të Rinj në Preshevë./Titulli.com/ 

Konkluzionet e nxjerra nga fushata: 

  • U mobilizuan të gjithë faktorët e Luginës në këtë fushatë kundër drogës.
  • U nxorën shumë njohuri dhe mësime shkencore për drogën.
  • Si iniciatorë dhe organizatorë; hapim rrugën për të bashkëpunuar me të gjithë, kundër të gjitha dukurive negative në shoqëri. 
  • Të fillojmë të mendojmë për ndërtimin e një strategjie gjithëpërfshirëse për parandalimin e përdorimit të substancave narkotike për të gjitha shkollat e mesme, ku jo vetëm kaq, por strategjitë parandaluese t’i fillojmë që nga shkollat fillore.
  • Komunat të ndajnë buxhet të veçantë për organizime kundër dukurive negative.
Komuna e Preshevës "harron" personat me aftësi të kufizuar! (Foto)
Policia: Droga e kapur në Preshevë ishte fshehur në dyshemenë e rimorkios (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration