Foto nga takimi i kryesisë së PVD-së
Lokale
PVD: Vazhdojmë betejën për përfaqësim dinjitoz parlamentar
Kryetari i PVD-së, Shaip Kamberi thotë se do të vazhdojnë betejën për përfaqësim dinjitoz parlamentar.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Tërnoci nuk njeh dorëzim. Lugina nuk i nënshtrohet SPS të Daçiqit dhe partnerëve të tij.
Vullneti i shqiptarëve do të fitojë edhe herën e tretë.
Pjesëmarrja në zgjedhjet e imponuara është vendim nga takimi me strukturat e PVD-së dhe konkluzion nga takimi me partnerët e Koalicionit të Shqiptarëve.
Ne vazhdojmë betejën për përfaqësim dinjitoz parlamentar. Objektiv që do ta arrijmë edhe përkundër kundërshtimeve institucionale.