PVD: Sqarime nga policia dhe administrata komunale në Preshevë
Lokale

PVD: Sqarime nga policia dhe administrata komunale në Preshevë

04.Oct.2019 12:04
0

Në një kumtesë për medie PVD, dega në Preshevë ka bërë të ditur se ka kërkuar sqarime nga Stacionit policorë në Preshevë, kryetari i Kuvendit dhe Kryeshefit të administratës lidhur me situatën e krijuar para pak ditësh në ambientet e Kuvendit Komunal.

PVD kërkon të sqarohet se me iniciativën e kujt u thirrën policia në Kuvend që sipas tyre është cenuar e pricatësia në institucionin më të lartë të vetë adminsitrimit lokal në Preshevë. 

Komunikata për shtyp e PVD-së

Pas situatës së krijuar në Seancën e pestë të Kuvendit Komunal të Preshevës, të mbajtur më 1 Tetor, e në veçanti pas ndërhyrjes së kompanisë së sigurimit dhe policisë lokale në hapësirat e Kuvendit komunal, Partia për Veprim Demokratik gjatë ditës së sotme iu drejtua me shkrim kryeshefit të Stacionit policorë në Preshevë, kryetarit të Kuvendit dhe Kryeshefit të administratës për të kërkuar sqarime lidhur me situatën e krijuar.

Përmes këtyre shkresave, nga Kryeshefi i Stacionit policorë në Preshevë u kërkua sqarim se kush e ftoi policinë për tu futur në hapësirat e institucionet vendimarrëse, pasi që në hapësirat ku po zhvillohej seanca e Kuvendit Komunal u panë të jenë prezent pjesëtarë të policisë lokale, edhe pse një gjë e tillë është e paligjshme dhe se me prezencën e tyre në hapësirat ku mbahen seancat policia ka tejkaluar kompetencat e saja.

 Njëkohësisht, PVD, nga Kryetari i Kuvendit Komunal ka kërkuar sqarim me shkrim se me urdhër apo porosi të kujt u panë fillimisht pjesëtarë të sigurimit të objektit, të kompanisë e cila është kontraktuar nga komuna e Preshevës të cilët dhunshëm tentuan të largojnë Këshilltarin komunal nga hapësira ku Kuvendi po zhvillonte punimet e tij, por edhe me njoftim/ftesë të kujt në ato hapësira u paraqitën pjesëtarët e policisë lokale të Stacionit policorë të Preshevës.

PVD sugjeron Kryetarin e Kuvendit që në të ardhmen për të eliminuar përsëritjen e situatave të këtilla të ndërpresë secilin i cili keqpërdorë foltoren e Kuvendit për të etiketuar njerëz dhe nxitur tensione e në veçanti të ketë kujdes ndaj paraqitjeve të kryetarit të komunës i cili në vazhdimësi, me paraqitjet e veta nxit tensione politike dhe keqëson mbarëvajtjen e seancës.

Nga kryeshefi i administratës lokale i kërkua që Partisë për Veprim Demokratik t'i sigurohet kontrata në mes të komunës së Preshevës dhe kompanisë për sigurimin e objektit. Kjo sepse nga përfaqësuesi i kompanisë, në një prononcim të tij u tha se intervenimi ndaj këshilltarit të Kuvendit Komunal nga rradhët e PVD është bërë në përputhje me kontratën e lidhur nga kjo kompani me komunën e Preshevës.

Sqarimet pritet të dëshmojnë qartë se me iniciativë të kujt u fut, në mënyrë antiligjore dhe të paautorizuar policia dhe punëtorët e sigurimit të kompanisë private në ambientet e Kuvendit, duke cënuar pavarësinë e institucionit më të lartë të vetëadminsitrimit lokal në Preshevë.

 

Salihu i përgjigjet Kamberit: Unë nuk i ftova sigurimin në punimet e kuvendit në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration