Lokale
“PD gënjen qytetarët”
(i plotësuar, 14:00)
Nuk ka asgjë të vërtetë rreth hyrjes në koalicion të Partisë për Veprim Demokratik me Partinë Demokratike të Nagip Arifit.
“Ky është vetëm një manipulim me popullatën dhe një dezinformatë e projektuar nga individë të caktuar të PD-së”, tha për Titullin Driton Rexhepi, anëtarë i kryesisë së përgjithshme të Partisë për Veprim Demokratik.
Sipas Rexhepit me lojëra të tilla partia e Nagip Arifit mundohet të mbulojë frustrimet të cilat janë paraqitë në këtë subjekt.
“Me veprime të tilla dezinformuese PD tenton të shpërqendrojë vëmendjen e qytetarëve për joefikasitet në realizimin e projekteve të caktuara, si dhe premtimeve të fushatës që nuk po i realizon”, u shpreh Rexhepi.
Ai thotë këto dezinformata që plasohen në opinion bëhen edhe duke pasur parasysh pakënaqësitë e anëtarëve të këtij subjekti politik shqiptarë që udhëheq komunën e Bujanocit, e të cilat u panë në mbledhjen e fundit të saj.
Vlen theksuar se sot në postën elektronike të Titullit si dhe portalet tjera, ka arrit një komunikatë për opinion nga emaili i regjistruar me emrin “PVD Bujanoc”, mirëpo informatat që bartë ky email kanë rezultuara të pavërteta dhe janë mohuar nga zyrtarët e PVD-së në Bujanoc./Titulli.com/
***********************************************************************************************************************
KOMUNIKATË
Në mbledhjen e fundit të degës së PVD-së në Bujanoc, kryesia e këtij subjekti politik, ka marrë qëndrim që ta shqyrtojë ftesën publike të kryetarit të komunës së Buajnocit, për kyeçje në koalicion. PVD, shum shpejtë do ti dërgojë kërkesat e veta PD-së dhe për hirë të votuesve të cilët ia kanë dhënë besimin, dega në Bujanoc do të angazhohet në zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve të komunës së Buajnocit.
Në mbledhjen e kryesisë të degës së PVD-së në Bujanoc ka patur shumë mos marrëveshje, situata aktuale politike Me të cilën është duke u përballur popullata shqiptare, është vlerësuar jo e kënaqshme dhe për kët, PVD në Bujanoc do të angazhohet me të gjitha forcat që ti mbrojë të drejtat e shqiptarëve, në këtë komunë.
Kërkesat e PVD-së për të hyrë në koalicion nuk do të jenë, për interesa personale apo partiake, por në të mirë të qytetarëve. PVD ka shqyrtuar edhe aktivitetet e fundit të partnerëve të opozitës të cilët intenzivisht janë duke zhvilluar takime me PD-në për kyçje në koalicion, andaj vlersojmë se me këtë gjest ne nuk jemi duke shkelur marrëveshjen, e cila, vetëmse është shkeluar nga LPD dhe UDSH./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!