PVD përmbyllë fushatën zgjedhore: Bujanoci ka nevojë për energji të reja  (foto&video)
Lokale

PVD përmbyllë fushatën zgjedhore: Bujanoci ka nevojë për energji të reja (foto&video)

18.Jun.2020 22:00
0

Partia për Veprim Demokratik në një tubim në sheshin e qytetit në Bujanoc ka përmbyllur fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale dhe ato parlmentare që do të mbahen më 21 qershor 2020.

Kandidati për kryetar të komunës së Bujanocit nga radhët e PVD-së, Driton Rexhepi është shprehur se zotohet se do të jetë në përkrahje të qytetarëve dhe se zotimin e marrë nga qytetari do ta shëndërrojë në punë.

“Bujanoci ka nevojë për energji të reja. Bujanocit i duhet mentalitet i ri politik. Bujanoci ka nevojë për ne, e ne kemi nevojë për përkrahjen Tuaj. Aty ku mbizotëron rrespekti i ndërsjell nuk ka vend për përcarje. Aty ku nijeti është i mirë, nuk ka hapsirë për dështim e ngecje. Aty ku ka vullnet, aty ka energji, e aty jemi ne të gjithë. BASHKË”, tha mes tjerash Rexhepi.

Ndërsa Shaip Kamberi, që i prinë listës për zgjedhjet parlamentare me numër 16 “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar” paraqiti para masës rezultatet e qeverisjes së tij dhe nevojën që zëri i shqiptarëve të vazhdojë të dëgjohet në parlamentin e Serbisë.

Ai u shpreh se nuk pranon ndonjë status tjetër për shqiptarët e këtij rajon përveç se një status të barabarëtë.

 

Nesalca dëshmoi përkrahjen për PVD-në (foto&video)
Përmbyllet fushata zgjedhore, 5 lista shqiptare garojnë për zgjedhje lokale në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration