PVD me dy kandidatë potencial për kryetar në zgjedhjet lokale në Bujanoc
Kryetari aktual i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi përmes një shkrimi të tij ka prezantuar Driton Rexhepin dhe Enver Ramadani si kandidat potencial për kryetar në zgjedhjet e ardhshme lokale në komunën e Bujanoci.
“Në një proces demokratik të brendshëm në Degën e Partisë për Veprim Demokratik-në Bujanoc kemi nominuar Driton Rexhepin dhe Enver Ramadanin kandidatë potencial për kryetar komune në Bujanoc në listën e PVD-së për zgjedhjet e ardhshme lokale”, ka shkruar Kamberi.
Sipas tij kuvendi i degës të PVD-së në Bujanoc, do të vendosë të mërkurën se cili nga këta dy të nominuar do t’i prijë listës tonë.
“Demokraci e nivelit më të lartë për këto procese të rëndësishme mund të shihet veç në PVD”, u shpreh Kamberi.
Zgjedhjet lokale të rregullta do të duhet të mbahen në prill të këtij viti edhe pse akoma zyrtarisht nuk janë shpallur./Titulli.com/