PVD me debat publik për Referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992
Partia për Veprim Demokratik (PVD) përmes një njoftimi fton qytetarët që të marrin pjesë në debatin publik me temën "Referendumi i 1 dhe 2 marsit të vitit 1992"“Duke pasur parasysh rëndësinë e Referendumit dhe ndikimin e tij politik në pozitën aktuale të Luginës së Preshevës, si dhe rrjedhave politike në periudhën kohore pas mbajtjes së Referendumit e deri më tani, me rëndësi të veçantë është pjesmarrja e secilit prej jush”, thuhet në njoftimin e PVD-së, transmeton Titulli.com/
Për të biseduar më përmbajtësisht rreth Referendumit, rrjedhës së tij si dhe ngjarjeve politike deri më tani në Luginën e Preshevës, të ftuar në këtë debat, sipas kumtesës së PVD-së, janë aktivistët të cilët ishin drejtpërdrejtë të kyçur në planifikimin dhe realizimin e kësaj ngjarje historike si dhe të gjithë të interesuarit.
Debati publik mbahet më 27 shkurt 2015 (e premte) në Sallën e Kuvendit Komunal të Preshevës me fillim nga ora 16:00. /Ttitulli.com/