PVD: Materniteti mbetet i mbyllur edhe pas investimit të 150 milion dinarëve (Dokument)
Lokale

PVD: Materniteti mbetet i mbyllur edhe pas investimit të 150 milion dinarëve (Dokument)

16.Feb.2015 21:54
0
Partia për Veprim Demokratik (PVD), pas debatit të mbajtur në sallën e Kuvendit Komunal të Preshevës, nën organizimin e zyrës së deputetit Riza Halimi, përmes një komunikate për media ka shprehur edhe njëherë shqetësimin për mos hapjen e maternitetit në Preshevës.

Në këtë kumtesë të PVD-së ndër të tjera theksohet se “edhe pas investimeve prej 150 milion dinarë, materniteti vazhdon të jetë i mbyllur. Po vazhdon të mos punojë ky institucion shumë i rëndësishëm shëndetësorë edhe 25 vite pas mbylljes, edhe pse rikonstruimi shumë i kushtueshëm i objektit është kryer qysh në korrik të vitit 2013, kurse pajisjet në lartësi prej 250.000 euro u siguruan nga Delegacioni i Unionit Evropian në fund të janarit 2014”.

Me këtë rast në debatin e zhvilluar ishte rikujtuar se në solemnitetin e inaugurimit të objektit të maternitetit dhe kompletimit të pajisjeve, ishte caktuar 1 prilli i vitit 2014 si datë e fillimit të punës së maternitetit, ndërsa në korrik të vitit të kaluar inspeksioni shëndetësorë kishte dhënë lejen përkatëse të punës.

Andaj edhe ministri i shëndetësisë në përgjigjen me shkrim që i kishte dhënë deputetit konfirmonte atëherë se janë plotësuar të gjitha kushtet, madje se Shtëpia e Shëndetit në Preshevë disponon edhe me kuadër adekuat për të filluar punën materniteti.

“Mjerisht edhe gjashtë muaj pas kësaj deklarate të ministrit materniteti i kompletuar po mbetet i mbyllur!”, thuhet mes tjerash në kumtesën e PVD-së.

Gjatë diskutimit  të këtij debati publik është konstatuar se objekti i ri i ndërtuar në shpejtësi për nevojat e praksës së përgjithshme, nuk i plotëson standardet minimale shëndetësore.

“Në përfundim të debatit u vendos që Shoqata e mjekëve të Luginës të përpiloj një dokument gjithëpërfshirës të problematikës së diskutuar me të cilin do të njoftohet Ministria e shëndetësisë. Ndërsa nga pushteti lokal të kërkohet seancë e jashtëzakonshme, në të cilën me pjesëmarrje të përfaqësuesve të Ministrisë së shëndetësisë të shqyrtohet problemi i Maternitetit dhe gjendja aktuale shëndetësore në komunë të Preshevës. Në rast të mospërfilljes së këtyre kërkesave nuk u përjashtua edhe varianti i organizimit të peticionit të qytetarëve lidhur me këtë problematikë”, përfundon kumtesa e PVD-së. /Titulli.com/

Myftiu Saqipi vizitoi Ambasadën e Arabisë Saudite në Tiranë
Edi Rama, Serbisë : Respekto të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration