PVD:  Marrëveshja e Tiranës për unifikim të spektrit politik shqiptarë, mundë të japin zgjidhje
Lokale

PVD: Marrëveshja e Tiranës për unifikim të spektrit politik shqiptarë, mundë të japin zgjidhje

18.Jan.2020 09:05
0

Partia  për Veprim Demokratik përmes një kumtese ka shpjeguar se mbështet iniciativën për unifikimin e faktorit politik shqiptar në Luginë të Preshevës.

"Kryesia e përgjithshme e Partisë për Veprim Demokratik, në mbledhjen e mbajtur sonte, pas shqyrtimit të hollsishëm të marrëveshjes së nënshkruar dje në Tiranë nga kryetari Shaip Kamberi, aprovoi në tërësi marrëveshjen dhe iniciativën për unifikim të spektrit politik shqiptar me qëllim të fuqizimit të shqiptarëve në përfaqësim në institucionet qëndrore", thuhet mes tjerash në kumtesën e PVD-së.

Sipas kësaj kumtese kryesia e PVD-së përshëndet angazhimin e Tiranës zyrtare dhe Ministrit Cakaj në arritjen e kësaj marrëveshje dhe vlerëson si shumë të rëndësishme përkrahjen që po vjen nga përfaqësuesit më të lartë shtetëror e politik nga Shqipëria dhe Kosova.

PVD ka vlerësuar se vetëm përkrahja e drejtëpërdrejtë nga institucionet e dy shteteve amë bashkë me fuqizimin politik të shqiptarëve mund të japin shpresë në zgjidhjen e problemeve shumëvjeçare dhe në arritjen e objektivave politike të shqiptarëve në Luginë të Preshevës./Titulli.com/

 

Vendoset gurthemeli i pllakës përkujtimore të Jonuz Musliut (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration