PVD: Fonde shtesë për projektet e ndryshme në fshatrat Malësisë (foto&video)
Sot në Malësinë e Bujanocit, rrespektivisht në fshatrat Muhoc e Breznicë, Partia për Veprim Demokratik ka bërë promovimin e programit zgjedhor për mandatin 2020 - 2024. Shaip Kamberi, kryetar i PVD-së, dhe bartës i listës ADSH - “Lugina e Bashkuar”, theksoi se fshatrat e Malësisë së Bujanocit, janë të një rëndësie të veçantë, me që, kanë qenë shënjestër e dhunës sistematike shtetërore, për shumë kohë.
Basri Fejzullahu, kandidat për Asamble komunale të Bujanocit, para të pranishmive përmendi të arriturat e qeverisjes aktuale në Muhoc, dhe se u zotua se përgjatë mandatit të ardhshëm katër vjeçar, projektet infrastrukturore do të përmbyllen në tërësi.
Nga ana tjetër, kandidati Vaid Xhemaili, theksoi se, vetëm me PVD, fshatrat e Malësisë, kanë vendin e merituar. I nominuari për kryetar të Bujanocit, Driton Rexhepi, theksoi se, në qeverisjen e PVD-së, trajtimi i fshatrave të malësisë ka qenë i veçantë.
“Do të ngrisim fonde shtesë për projektet e ndryshme në fshatrat e Malësisë. Do të trajtojmë veç-e-veç, çdo bujk e blegtorë, me fonder që do t’i rrisim” - tha Rexhepi.
Ndërsa në Breznicë, këshilltari aktual, Jeton Nexhibi, kërkoi mbështetjen e qytetarëve për listën e PVD-së për zgjedhjet lokale të 21 qershorit, si një mundësi që të vazhdohet me projekte të tjera infrastrukturore, edhepse gjatë këtij mandati janë implementuar shumë të tilla.
Kjo përmbajtje është pjesë e programit politik zgjedhor dhe mbështetet nga Partia për Veprim Demokratik (PVD)