PVD dhe UDSH si tradicionalisht në Letovicë dhe Nesalcë! (foto&video)
Koalicioni për të drejtat e shqiptarëve i përbërë nga PVD dhe UDSH, u prit tashmë si tradicionalisht në fshatrat Letovicë dhe Nesalcë të komunës së Bujanocit.Fshatrat Letovicë dhe Nesalcë ishin nikoqirët e Koalicionit për të drejtat e shqiptarëve, ku në masë të madhe po i mbështesin për çdo lloj zgjedhjeje.
Para letovicasve, kryetari aktual i KKSH-së, Galip Beqiri, foli për të arriturat e KKSH-së, e të cilat arritje janë shumë të mëdha në fushat për të cilat është kometentë KKSH-ja.
“Vetëm ketë vit, kemi arritë t’i sjellim mbi 10 mijë libra falas për nxënësit fillor shqiptar të Luginës së Preshevës, e që në masë të madhe kursen buxhetin e çdo familjeje shqiptare të Luginës” – mes tjerash tha Beqiri.
“Nuk mund të jetë etike dhe morale, që njerëzit që më shumti kanë fyer dhe etiketuar me çdo lloj trillime, punën dhe njerëzit nga KKSh, që tani të dalin dhe të kërkojnë mbështetjen e qytetarëve, sikur të mos kenë thënë asgje për ketë institucion. Mirëpo, këta njerëz, kanë humbur moralin politik dhe si të tillë i shërbejnë vetëm të keqes” – tha Galip Beqiri, bartës i listës së koalicionit për të drejtat e shqiptarëve.
Ndërsa nga ana tjetër, kryetari i degës së PVD-së në Bujanoc, Shaip Kamberi, deklaroi se: “Është e pa precendt që të kërkohet të votohet shqip, ndërsa Bujanocin t’ia falin serbëve, dhe ate në tavolinë. Kjo tregon qartë se, PVD edhe përkundër shumë presioneve përgjatë 24 viteve të veprimit, në asnjë moment, nuk ka lëviz nga filozofia e vet, që në planë të parë për PVD-ën të jenë shqiptarët dhe vetëm shqiptarët” – u shpreh Kamberi.
“Duhet të vendosim me kujdes më 26 tetor, që aspak nuk dyshoj që ju do të mashtoheni nga fabrika e Dobrosinit e cila as në letër nuk ekziston. Sigurisht, që pas viziztiës së kryetarit të komunës, nga ju do të kërkohet të mbledhni këpurdha, si stragjeti për zhvillim e pushtetit lokal” – përfundoi Shaip Kamberi, deputet popullor.
Nga ana tjetër, Bastri Veseli, nga koalicioni PVD-UDSH, ashpërsisht foti që të përkrahet lisat e Koalicionit për të drejtat e shqiptarëve.
“Është absurde të votohen ata për KKSH, që ia kanë fal Bujanocin serbëve. Me shumë mund, kemi arritë, të jemi udhëheqës të pushtetit lokal, dhe tash pas 10 vjetësh, Bujanoci po rikthehet gati ashtu siç ka qenë më herët. Kjo është lojë e cila duhet të ndërpritet” – tha Veseli.
Koalicioni për të drejtat e shqiptarëve, të martën do të vazhoj në Somolicë dhe Bilaç.