Pushteti dhe opozita, debate të nxehta në Preshevë
Lokale

Pushteti dhe opozita, debate të nxehta në Preshevë

09.Oct.2012 19:36
0
Debatet pozitë – opozitë përveç se në kuvend, mbrëmë kanë vazhduar edhe në emisionin studio e hapur të TVP-së ku të ftuar kanë qenë kryetarët e Grupeve të Këshilltarëve. Në emision e TV Preshevës u pan ndasit ndërmjet pozitës dhe opozitës sa i përket investimeve në infrastrukturë. Derisa përfaqësuesit e opozitës preshevare kritikuan formën e investimeve, pozita mbron atë. Gjatë emisionit kryetari Grupit të Këshilltarëve të UDSH Naser Aziri, kritikoi formën e investimeve në infrastrukturë duke thënë se ato bëhen pa kurrfarë kriteri, nga ana tjetër Talat Arifi kryetar i GK të PDSH thotë se punët bëhen me kritere, ndërsa asfaltimi i rrugëve bëhet edhe me participim të qytetarëve 50 me 50. Kritikave se organet shtetërore kanë se çka të gjejnë në komunë nëse bëjnë kontroll Arifi i bënë me dije opozitës se “në komunë ka pas kontrolle por s’është gjetur asgjë e jashtëligjshme që punohet”. Edhe kryetari GK të PVD Nadër Sadiku thotë se është që investimet në infrastrukturën rrugore të bëhen me participim edhe të qytetarëve. Ndërsa për RD s’mund të ketë zhvillim ekonomik pa stabilitet politik. Duke biseduar për Këshillin Kombëtar Shqiptar u debatua ndërmjet kryetarëve të GK të PDSH-së e RD-së në njërën anë, dhe atyre të PVD-së dhe UDSH-së në anën tjetër, ku secila palë mbrojti qëndrimet e subjekteve të tyre./Titulli.com/
Programe Master për studentët nga Lugina në Republikën e Shqipërisë
Lirim Jakupi nga Bujanoci lirohet nga të gjitha akuzat
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration