Lirim Jakupi nga Bujanoci lirohet nga të gjitha akuzat
Lokale

Lirim Jakupi nga Bujanoci lirohet nga të gjitha akuzat

09.Oct.2012 15:22
0
Në Gjykatën e Qarkut në Gjilan trupi gjykues i udhëhequr nga gjykatësit e EULEX-it ,Vlladimir Mikula, Mariola Pasnik dhe Vllastimir Dimiq e kanë shpallur të pafajshëm Lirim Jakupin nga të gjitha akuzat. Me asnjë provë nuk është vërtetuar se Lirim Jakupi i ka kryer veprat me të cilat ngarkohej tha gjykatësi Mikula.
Gjykata e Qarkut në Gjilan e përbërë nga trupi gjykues i gjykatësve të EULEX-it të martën ka shpallur aktgjykimin ndaj Lirim Jakupit ish luftëtar i UÇPMB-së i njohur me nofkën e luftës “Nazi”, raporton rajonipress. Trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësit e EULEX-it , Vlladimir Mikula, Mariola Pasnik dhe Vllastimir Dimiq e kanë shpallur të pafajshëm Lirim Jakupin nga të gjitha akuzat. Duke shpallur aktgjykimin gjykatësi Vlladimir Mikula tha se me asnjë provë nuk është vërtetuar se Lirim Jakupi i ka kryer veprat e ngarkuara. “Hezitimi im kryesor ishte se nëse Jakupi ishte i përfshirë në këto veprime kriminale. Ne kishim dy deklarata të dy dëshmitarëve anonim , por provat e tyre nuk ishin të mjaftueshme për të vërtetuar përfshirjen e Jakupit në aktet kriminale” tha gjykatësi. Mikula tha se shpenzimet për vuajtjen në burg të Jakupit do të barten nga burimet buxhetore. Pas këtij vendimi në sallë ka mbretëruar një atmosferë gëzimi dhe nuk kanë munguar as duartrokitjet. Sadri Jakupi babai i Lirimit tha për rajonipress se ky është lajmi më i mirë në jetën e tij. “Jo vetëm djali im, por të gjithë ushtarët e UÇPMB-së që janë dënuar me procese të montuara duhet të lirohen sepse janë të pafajshëm. Lirimi nga dita e parë ka dëshmuar pafajësinë, por u dashtë aq kohë e mund sa të arrihet deri tek finalja” tha Sadri Jakupi. Avokati mbrojtës Nasuf Nasufi sipas detyrës zyrtare tha se Lirim Jakupi që nga fillimi i këtij procesi është parë se është i pafajshëm.”Është mirë kur një proces i udhëhequr nga ndërkombëtarët vendos për një pafajësi e cila vërtet ishte e montuar me dëshmitarë anonim” tha Nasufi. Për çka akuzohej Lirim Jakupi Sipas aktakuzës së prokurores Elizabet Renit, Jakupi akuzohej për periudhën e vitit 2003 i cili së bashku me Asllan dhe Rasim Bajramin dhe Basri Xhemailin kanë qenë duke u përgatitur për një akt terrorist në territorin e Serbisë. Ren e ngarkonte, Jakupin edhe si pjesëmarrës në një akt terrorist të kryer në vitin 2003 ndaj dy policëve serb në punktin policor në Konqul të Serbisë . Jakupi akuzohej për veprat penale të shtytjes, asistencës apo kryerje të terrorizmit. Aktakuza e ngarkonte Jakupin për periudhën e vitit 2003 i cili së bashku me Asllan dhe Rasim Bajramin dhe Basri Xhemailin, kanë qenë duke u përgatitur për një akt terrorist në territorin e Serbisë. Jakupi po gjykohej për një rast që është gjykuar në Gjykatën e Gjilanit e ku janë shpallur të pafajshëm Asllan Bajrami, Rasim Bajrami dhe Basri Xhemaili. Rasti i Jakupit është tejet interesant, meqë ishte arrestuar më 20 dhjetor 2004 nga policia e UNMIK-ut. Atë kohë Jakupin e bënte përgjegjës prokurorja tjetër , Cecelija Tilliada, dhe e ngarkonte për tri vepra penale të detyrimit , katër vepra penale të rrëmbimit dhe tri vepra penale të shtrëngimit. Jakupi në këtë gjykim u shpallë fajtor së bashku me ish komandantin e UÇPMB-së, Shefket Musliun, dhe mori një dënim unik prej gjashtë viteve burg. Aktakuza e dytë ndërkaq e ngarkonte Jakupin për periudhën e vitit 2003 i cili së bashku me Asllan dhe Rasim Bajramin dhe Basri Xhemailin,kanë qenë duke u përgatitur për një akt terrorist në territorin e Serbisë. Në gjykimin e grupit të Asllan Bajramit kanë dëshmuar disa dëshmitarë dhe ai së bashku me Rasimin dhe Basriun janë liruar të pafajshëm nga Gjykata e Gjilanit në gusht të vitit 2004 , pasi u publikuan analizat e ADN-së, të bëra në Institutin Kërkimor të Mjekësisë Ligjore në Bullgari të cilat nuk e implikonin këtë grup në aktet terroriste siç saktësonte aktakuza. Historia e Lirim Jakupit nuk ndalet këtu. Atij Gjykata Supreme e Serbisë i kishte vërtetuar dënimin prej 15 vitesh burg, meqë Gjykata e Vranjës në vitin 2003 , në mungesë e kishte dënuar dhe shpallur fajtor. Në vendimin e Gjykatës Supreme të Serbisë është thënë se “ Lirim Jakupi ish komandant lokal i UÇPMB-së i cili tani ndodhet në arrati i është vërtetuar dënimi prej 15 vitesh, për shkak të veprimtarisë së tij armiqësore që i përkiste grupit të Shefket Musliut”./Titulli.com/
Pushteti dhe opozita, debate të nxehta në Preshevë
Lugina përgatitet për Haxh, nisja nesër
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration