"Pushtetet në Luginë të paafta dhe të dështuara" (video)
Në emisionin e radhës të Televizionit Spektri, të transmetuar të premtën në mbrëmje, është folur për Lëvizjen e re politike në Luginë. Përfaqësuesit e Këshillit Inicues, Shqiprim Arifi, Armend Aliu dhe Gazmend Selmani kanë folur për idenë dhe motivimet rreth themelimit të këtij subjekti politik, strukturën përfaqësuese dhe mënyrat e realizimit të orientimeve programore.
Bashkëbiseduesit kanë kritikuar ashpër qeverisjet e deritanishme në Luginë duke i quajtur si plotësisht të paafta, qoftë në raportet me nivelin qendror dhe atë ndërkombëtar e veçanërisht në menaxhimet me pushtete lokale.
Përfaqësuesit e Lëvizjes së re politike kanë paraqitur edhe pikëpamjet e tyre në drejtim të përmirësimit të gjendjes në Luginë, sidomos në aspektin ekonomik.
Ata kanë theksuar se për momentin janë të fokusuar me punën rreth anëtarësisë në Preshevë, ndërsa në të njëjtën kohë kanë krijuar edhe bërthamën politike në Bujanoc.
Emisionin e plotë me drejtuesit e Lëvizjes së re politike mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: